LAJMI I FUNDIT:

LDK dorëzon në Kuvend kërkesën për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

LDK dorëzon në Kuvend kërkesën për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Lidhja Demokratik e Kosovës, sot ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur LDK përmes rrjetit social Facebook.

LDK thotë se ka pritur nga kryeministri Kurti që të reflektojë në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu.


“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

Kërkesa për mocion të mosbesimit nga LDK - Mulhaxha-Kollçaku thotë se nuk ka kushte për mbajtje të seancës
Lexo po ashtu Kërkesa për mocion të mosbesimit nga LDK - Mulhaxha-Kollçaku thotë se nuk ka kushte për mbajtje të seancës

Ndërkaq, ndaj LDK-së ka reaguar deputetja e LVV-së Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk ka kushte për mbajtje të seancës, aq më pak për debat parlamentar.

Ajo thotë se duhet të pret seanca deri në pezullimin e gjendjen emergjente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori