Testimet për vaksinën e coronavirusit në Britani të Madhe mund të fillojnë muajin tjetër, deklaron agjencia e shëndetit e Qeverisë, ndërsa bëhet vlerësimi i ilaçit i zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët e Shëndetit Publik në Angli mund të japin lejen për testimin e njerëzve përpara afatit kohor të zakonshëm për zhvillimin e ilaçeve.
Raportohet se agjencia shëndetësore do të fillojë testimin paraprak të vaksinës ndaj kafshëve javën e ardhshme.
Studiuesit e Shëndetit Publik në Angli, kanë bashkëpunuar me ekipe në universitetet Liverpool dhe Bristol për të krijuar një kopje të saktë të Covid-19 për t’u përdorur në procesin e testimit.
Ende para daljes së rezultateve të kafshëve, njerëzit do të testohen, raporton The Guardian, pasi kjo siguron përpjekjen për të shpejtuar procesin e zhvillimit.
Thuhet se leja për testimin e njerëzve para rezultateve është dhënë pasi vaksina të ngjashme janë provuar dhe kanë rezultuar me sukses më parë.
“Ne jemi të vetëdijshëm që një vaksinë është e nevojshme sa më shpejt të jetë e mundur, sidomos në qershor-korrik kur presim një kulm të madh të vdekshmërisë”, ka thënë drejtuesi i Insititutit Jenner në Oksford, Adrian Hill.
“Kjo nuk është një situatë normale. Ne do të ndjekim të gjitha kërkesat standarde të sigurisë në testim por posa të kemi një vaksinë që funksionon ne do të veprojmë drejt një rruge të përshpejtuar për të shpëtuar jetë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit