LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës merr vendim për ndalimin e hyrjes së qytetarëve tek hapësirat e Liqenit Akumulues

Komuna e Mitrovicës merr vendim për ndalimin e hyrjes së qytetarëve tek hapësirat e Liqenit Akumulues

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka mbajtur mbledhjen e radhës me shtabin emergjent të Komunës së Mitrovicës, i cili po vazhdon me monitorimin e gjendjes aktuale dhe zbatimin e masave parandaluese në mbrojtje të virusit COVID-19.

“Në këtë mbledhje u potencua se deri më tani në Mitrovicë nuk ka të verifikuar asnjë rast me virusin COVID-19, dhe stafi mjekësor në QKMF “Dr. Nexhat Çuni” dhe Spitali Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” vazhdojnë me ofrimin e shërbimeve 24 orë për qytetarët e Mitrovicës.

Po ashtu, shtabi emergjent njoftoi lidhur me zbatimin e disa nga masave shtesë të cilat u ndërmorën në mbledhjen e kaluar, duke evidentuar personat e ardhur së fundi nga vendet e perëndimit, aktivizimi i linjës telefonike falas 194 të Qendrës Operative Emergjente Lokale, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që kanë shenja gripoze, ku do të kenë mundësi të udhëzohen nga ekipi mjekësor pa pasur nevojë të paraqiten në QKMF”, thuhet në njoftimin për media.


Gjithashtu shtabi emergjent u dakorduan të merret edhe një masë shtesë preventive ndaj këtij virusi, duke ndaluar hyrjen e të gjithë qytetarëve në hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues, përveç punëtorëve të kompanisë kontraktuese të cilët janë duke i kryer punimet në ato pjesë. Ky vendim është marrë me qëllim që të mbrohet shëndeti i gjithë qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori