LAJMI I FUNDIT:

Testi i parë doli negativ, vdes ish-komandanti i Forcave Tokësore – numri i të vdekurve nga coronavirusi në Turqi arrin në katër

Testi i parë doli negativ, vdes ish-komandanti i Forcave Tokësore – numri i të vdekurve nga coronavirusi në Turqi arrin në katër

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, njoftoi se nga coronavirusi i ri (Covid-19) në vend është shënuar vdekja e katërt, raporton Anadolu Agency.

Në një postim nga llogaria në Twitter Koca theksoi: “Kemi humbur një nga pacientët tanë një zonjë 85 vjeçare. Një i sëmurë që ka vdekur më parë është vlerësuar me Covid-19. Fatkeqësisht humbjet e jetëve janë bërë 4”.

Gjithashtu Koca lidhur me Covid-19 ka informuar se 168 raste kanë rezultuar pozitive nga 1.981 testet e kryera në 24 orët e fundit dhe se numri i rasteve nga 191 është rritur në 359.


Ndryshe, gjatë ditës së enjte Koca konfirmoi vdekjen e tretë nga coronavirusi i ri (COVID-19) në vend.

Duke folur para ligjvënësve në parlament, Koca tha se viktima e radhës nga coronavirusi është ish-komandanti i Forcave Tokësore, Aytaç Yalman.

“Testi i tij (fillimisht) ishte negativ, megjithatë, të afërmit e tij gjithashtu u testuan dhe disa prej tyre rezultuan pozitivë”, tha Koca.

“Në një rast të tillë, rezultati i testit mund të jetë negativ në fillim, por ai mund të jetë pozitiv më vonë…”, tha ai.

I lindur në vitin 1940, Yalman shërbeu si komandant i Forcave Tokësore midis viteve 2000 dhe 2002.

Që nga shpërthimi në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, sëmundja, e njohur si COVID-19, ka shkaktuar mijëra të vdekur në mbarë globin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale. /AA/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori