Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbi mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo-publike deri më 3 prill, Ministrja Besa Shahini përmes komunikimit në video-mesazh ka përcjellë edhe 3 njoftime të rëndësishme.
“Njoftimi i parë ka të bëjë me transmetimin e leksioneve tek RTSH, te kanali Youtube i MASR, si dhe te platforma Akademi.al. Transmetimi do të vijojë njëlloj si këto 2 javët që lamë pas. Do të mbyllim dhe do të mbulojmë lëndët që kanë të bëjnë me shkencat, me matematikën dhe me gjuhë-letërsinë për klasat 1-12. Ky është fokusi edhe për javën e 3-të të punës nga shtëpia, ndërsa për javën e 4-rt po shohim mundësinë që të përfshimë leksione edhe nga gjuhët e huaja, historia dhe gjeografia. Por për këtë, ju njoftojmë në vijim”, shprehet Znj. Shahini ndërsa nënvizon se oraret e transmetimit në RTSH janë po njëlloj: 10:30 dhe ora 18:00, si dhe orari i transmetimit të leksioneve për maturantët në orën 13:30-14:30.
Ndërkohë, njoftimi i dytë i Ministres Shahini lidhet me provimet kombëtare. Ajo thekson në video-mesazh se shumë nxënës po pyesin nëse provimet kombëtare do të mbahen apo jo duke marrë parasysh që shkollat janë të mbyllura. Ajo shprehet:
“Shkollat janë të mbyllura, por ne mësimin po e vazhdojmë. Sot që flasim, kemi diku tek 90% të nxënësve që janë në komunikim direkt me mësuesit e tyre. Ndoshta jo komunikim ditor, por komunikim i rregullt që të marrin instruksionet që duhet t’i bëjnë në shtëpi, detyrat e shtëpisë që duhet t’i bëjnë. Ndaj, nuk ka ende arsye të mendojmë që provimet kombëtare nuk do të mbahen. Ju duhet të planifikoni që provimet kombëtare do të mbahen sipas planit që kemi bërë deri tani”, dhe thekson faktin se për t’u ardhur në ndihmë nxënësve, MASR ka nxjerrë dy udhëzues me modele pyetjesh, si për maturantët ashtu edhe për nxënësit e klasave të 9-ta, që të ushtrojnë sa më shumë që të jetë e mundur me llojet e pyetjeve që do t’i kenë nëpër provime dhe të thellojnë njohuritë e tyre për të gjitha lëndët që mund të jenë në provimet të cilat do t’i bëjnë në fund të vitit shkollor.
Njoftimi i tretë i Ministres Shahini ka të bëjë me vlerësimin. “Edhe kjo është një pyetje që na ka ardhur si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit. Pyesin se si do të vlerësohen ata në fund të periudhës së dytë, që është tani, periudhës së dytë të këtij semestri, si dhe si do të vlerësohet puna që po bëhet online nga shtëpia” – thotë ajo.
Ajo shprehet se: “Nesër apo pasnesër, ne do e mbyllim udhëzuesin për të gjithë mësuesit dhe mënyrën se si do të vlerësohet puna e nxënësve gjatë këtyre javëve që kanë punuar nga shtëpia. Vlerësimi do të ketë dy elemente. Është elementi i pjesëmarrjes, pra nxënësi do të vlerësohet me pjesëmarrjen e vet sipas parashikimeve të mësuesit dhe sipas kushteve që ka; dhe e dyta, nxënësi do të vlerësohet edhe me njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj periudhe”.
Në fund të video-mesazhit të saj, Ministrja Besa Shahini e mbyll me një shënim pozitiv për të ardhmen: “Do të transmetojmë sa më shumë emisione edukative në RTSH; dhe e dyta do të digjitalizojmë punën tonë arsimore sa më shumë që është e mundur. Tashmë e bëmë! Ideja është që të vazhdojmë me sa më shumë cilësi edhe përtej kësaj kohe të jashtëzakonshme në të cilën po kalojmë. Kthim mbrapa nuk ka, vetëm duhet të shtyjmë përpara sa më shumë që është e mundur për të realizuar projekte të tilla që janë në dobi të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Shqipëri”, tha ajo. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore është goditja e radhës
Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e bëjnë për spital
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës