LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori spanjoll dorëzoi në Departamentin Shtetëror ratifikimin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Ambasadori spanjoll dorëzoi në Departamentin Shtetëror ratifikimin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Ambasadori i Spanjës në SHBA, Santiago Kabanas, mbrëmë në Departamentin Shtetëror u takua me zëvendës-sekretarin Shtetëror të SHBA-ve, Phelip Reeker dhe dorëzoi dokumentin origjinal të ratifikimit të Protokollit aderues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Dokumenti këtë javë u votua në Senatin e Spanjës dhe poashtu u nënshkrua nga Mbreti i Spanjës, Felipe Shesti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tani Departamenti Shtetëror duhet t’i njoftojë aleatët se të gjitha vendet anëtare të NATO-s kanë deponuar ratifikimin në Zyrën për marrëveshjet ndërkombëtare. Që kur të merr letër nga sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, të njëjtën duhet ta bëjë edhe Maqedonia, me çka vendi zyrtarish anëtarësohet në NATO.


Ndryshe, Maqedonia pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës bëri që Greqia të heqë dorë nga vetoja e tyre dhe hapi dyert për anëtarësim në NATO dhe BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Alarm i rremë për mjet të dyshimtë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori