LAJMI I FUNDIT:

IKSHP apel qytetarëve: Mos dilni në qytet e në parqe, rrini në shtëpi

IKSHP apel qytetarëve: Mos dilni në qytet e në parqe, rrini në shtëpi
Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka shprehur shqetësim rreth lëvizjeve të shumta të qytetarëve dhe grumbullimit të tyre në parqe dhe vende të tjera të hapura.

Instituti u ka bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të respektojnë masat e rekomanduara nga ta dhe Ministria e Shëndetësisë, në të kundërtën kanë deklaruar se rrezikohet përhapje komunitare.

Instituti ka shkruar se me dalje të tilla në hapësirat publike rekreative rrezikohet shëndeti me përhapjen e Covid19.


“IKShPK shpreh shqetësimin për lëvizjet e shumta dhe grumbullime të qytetarëve në qytet, parqe dhe vende rekreative të hapura, të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e popullatës dhe përhapjen e COVID-19, e cila aktualisht është e lokalizuar. Por, nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga MSh dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit s ocial, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare”.

“TA PARANDALOJMË KËTË! QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!”, ka shkruar Instituti.

Në Kosovë aktualisht janë 20 persona të infektuar me Covid19, gjendja e së cilëve është stabile.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Lajme
Kalo në kategori