LAJMI I FUNDIT:

Selimi për mocionin: Ka qenë e pritur, Qeveria ka qenë nën presion nga aktorë e faktorë

Selimi për mocionin: Ka qenë e pritur, Qeveria ka qenë nën presion nga aktorë e faktorë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se ka qenë e pritshme që LDK të tërhiqet nga Qeveria.

“Nuk besoj se themi ndonjë lajm që të themi se ka qenë e pritshme. Duke iu referuar një të kaluare jo fort të largët ku me gjithë situatën e rëndë me Koronavirusin dhe punën që po bënë Qeveria, kemi qenë të shtyrë dhe nën presion këto ditë sa i përket kërkesës së Serbisë për heqjen e taksës. Aktorë e faktorë e kanë mbajtur Qeverinë nën presion që për ne nuk është prioritet”, ka thënë Selimi.

“Është e drejtë e partnerit të tradhtojë kur të dojë. Po e presim me lehtësi këtë zhvillim që duket se mund të çojë në zgjedhje të reja. Pati përpjekje që vendi të futet në krizë pa buxhet nga opozita, tash po tentojnë ta pamundësojnë punën e Qeverisë për menaxhimin e situatës së pandemisë”, tha ai në klankosova.


Selimi ka thënë se Qeveria po i kryen punët e veta.

“Në rrethanat e tanishme kushdo që shëndetin e qytetarëve e nxjerr në vend të dytë ka bërë zgjedhjen më të gabuar të mundshme. Nuk i dëshirojmë zgjedhjet por nuk do të dorëzohemi. Po ecim në atë që është prioritet, është shëndeti i qytetarëve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori