LAJMI I FUNDIT:

Nisma Socialdemokrate mbështet mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë

Nisma Socialdemokrate mbështet mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë
Foto: Arkiv

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij e mbështet mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkaq sipas tij, nuk është e domosdoshme vendi të shkojë në zgjedhje.

Limaj këto komente i bëri pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

“Ne e mbështesim këtë mocion dhe jemi të gatshëm me i dhënë nënshkrimet. Duhet të kemi një qeverisje, nuk është e domosdoshme vendi me shku në zgjedhje”, tha Limaj.


Se a do të përfshihej Nisma në një qeveri gjithëpërfshirëse, ai tha “Ne nuk mund të flasim në mënyrë hipotetike…Pas mocionit me kohë do t’iu informojmë për vendimet tona”.  \

Sipas tij, vendi nuk guxon të mbetet në vakum institucional dhe duhet të ketë institucione që i përgjigjen situatës në të cilën ndodhet Kosova.

Ai tha se nuk ka pasur dilemë se kjo qeveri do të rrëzohet, por nuk ka pritur që kjo të ndodhë kaq shpejt.

Sipas tij, është pritur një gjë e tillë për shkak të mënyrës së bisedimeve LVV-LDK, jo transparencës, jo partneritetit etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori