Siç rëndom bën shpesh, gazeta britanike The Sun edhe këtë herë në një artikull të gjatë ka shkruar për “rivalitetin” mes dy shqiptareve të momentit, Rita Ora dhe Dua Lipa.
“Kënga e re e Rita Orës “How to be lonely” duhet të jetë kënga më e rëndësishme në top lista tani duke pasur parasysh sasinë e njerëzve që izolohen”, kështu e nis shkrimin The Sun dedikuar këngës më të fundit të 29-vjeçares.
“Por këngëtarja është e zemëruar pasi nuk arriti të godasë një akord me publikun, ndryshe nga meloditë e fundit të rivales së saj, Dua Lipa”, shkruan më tej gazeta britanike.
Konkurrenca mes dy vajzave është rihapur nga të dyja duke lëshuar këngë në të njëjtën kohë, me Ritën që shpresonte se të arrinte më mirë sesa Dua, këngët e së cilës “Physical” dhe “Don’t start now” janë në top dhjetëshen më të mirë.
Pavarësisht se kënga e re e Ritës është shkruar dhe kompozuar nga njeriu i momentit në muzikën britanike, Lewis Capaldi, “How To Be Lonely” renditet në top 40 e këngëve të momentit.
Dhe sikur t’i përkeqësojë gjërat, klipi gjithashtu është vonuar dhe ajo u detyrua të anulojë ftesat për një “përvojë zhytëse” të buxhetit të madh për të promovuar këngën të martën.
Një burim i brendshëm i tha The Sun: “Rita dhe ekipi i saj kishin planifikuar nxjerrjen e kësaj kënge me muaj të tërë dhe nuk doli ashtu siç kishin shpresuar”.
“Ende janë ditët e para dhe ata shpresojnë se kënga do të ecë më mirë, por nuk ka nisur me një fillim të mirë – dhe Rita e ka bërë të qartë zhgënjimin e saj për ata që e rrethojnë”, ka thënë tutje ky burim.
“As ajo dhe Dua nuk kanë folur për rivalitetin e tyre, por është shumë e vërtetë që ai ekziston”, shton më tej burimi i The Sun.
Konkurrenca e tyre buron nga fakti se familjet e tyre të dyja vijnë nga Kosova, që do të thotë se Dua shpesh krahasohej me Ritën në fillimet e karrierës së saj.
Por kur këngëtarja e hitit “New Rules” e bëri të qartë që ajo nuk i vlerësoi krahasimet, Rita kuptohet se e mori si ofendim.
Kjo nuk është hera e parë që tabloidi The Sun iu është “vërsulur” dy artisteve shqiptare me famë botërore, pasi të njëjtët kishin raportuar edhe më parë për faktin se ato e shmangën njëra-tjetrën vitin e kaluar në MET Gala.
Ndërkohë, si Rita ashtu edhe Dua në intervistat e tyre dhënë në trevat shqiptare, kanë folur mirë përa njëra-tjetrën në mënyrë të tërthortë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
Rritje enorme e ndjekësve në Instagram, Gjesti arrin 400 mijë sosh vetëm pas një jave qëndrimi në BBVA
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri