LAJMI I FUNDIT:

Meksika raporton vdekjen e parë nga coronavirusi

Meksika raporton vdekjen e parë nga coronavirusi

Meksika ka raportuar vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi, ndërsa lajmin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në këtë vend.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se viktima ishte një burrë 41-vjeçar, i cili njëkohësisht vuante nga diabeti.


Megjithëse nuk kishte udhëtuar jashtë vendit, autoritetet dyshojnë se 41-vjeçari ishte infektuar në një koncert në Mexico City më 3 mars.

Mediat lokale raportojnë se gruaja e tij u ankua pasi asaj i kishin dhënë informacione të paqarta lidhur me gjendjen e burrit të saj. Në fillim mjekët kishin potencuar se burri i saj kishte pneumoni për shkak të gripit, ndërsa më vonë i treguan se ishte i infektuar me coronavirus, megjithëse nuk ia demonstruan rezulatet pasi u testua.

Ajo gjithashtu shtoi se nuk ishte testuar për coronavirus, ndërsa mjekët e lejuan të hynte në spital për të vizituar burrin e saj./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori