LAJMI I FUNDIT:

Derisa po debatonin për coronavirusin, ministri holandez i Shëndetësisë humb vetëdijen për pak sekonda në Parlament: Jam alivanosur nga lodhja

Derisa po debatonin për coronavirusin, ministri holandez i Shëndetësisë humb vetëdijen për pak sekonda në Parlament: Jam alivanosur nga lodhja

Derisa në Holandë janë infektuar më shumë se 2 mijë persona me coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Bruno Bruins, nuk ka mundur më t’i bëjë ballë presionit dhe stresit kështu në një moment gjatë seancës ku po debatohej për pandeminë e COVID-19 në Parlamentin holandez, është alivanosur.

Bruno është bërë cak i kritikëve të shumtë që konsiderojnë se partia e tij nuk po e lufton në mënyrën e duhur pandeminë, që deri më tani ua ka marrë jetën afro 60 personave në Holandë, transmeton Telegrafi.


Për dallim nga disa vende tjera, Holanda ka vendosur të mbyll shkollat – megjithatë kufijtë e saj vazhdojnë të jenë të hapur.

Më në fund një lajm i mirë nga Italia, shërohet pacienti i parë i trajtuar me ilaçin eksperimental kundër coronavirusit
Lexo po ashtu Më në fund një lajm i mirë nga Italia, shërohet pacienti i parë i trajtuar me ilaçin eksperimental kundër coronavirusit

E derisa Bruins po kritikohej nga deputeti i opozitës Gert Vilders, ministri për një moment ka humbur vetëdijen duke u rrëzuar në tokë. Megjithatë ishin kolegët që i dolën në ndihmë dhe ai rimori veten për pak sekonda.

Bruins ka siguruar opinionin publik se nuk ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.

“Jam alivanosur nga lodhja. Tani jam më mirë, po shkoj në shtëpi të pushoj me qëllim që nesër të mund të rikthehem në luftën kundër krizës së coronavirusit”, ka deklaruar Bruins.

Në anën tjetër Vilders është kritikuar që ka qeshur kur ministri i Shëndetësisë po ndihej keq, por në një postim në Twitter i ka uruar shërim të shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Konfirmohet se ka vdekur edhe një peng izraelit

Azia
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori