LAJMI I FUNDIT:

Enver Hasani sqaron opsionet kushtetuese nëse kalon mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë

Enver Hasani sqaron opsionet kushtetuese nëse kalon mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar situatën kushtetuese në të cilën ndodhet Kosova pas zhvillimeve të fundit politike.    

Hasani, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk do të ketë problem për të inicuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.


Ai thotë se Presidenti e ka të drejtën të shpërndajë Kuvendin pas zhvillimeve të fundit politike, përcjell Telegrafi.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se nëse Kurti shkarkohet në Kuvend përmes mocionit të mosbesimit, presidenti e fton subjektin që ka dalë i pari në zgjedhje për të propozuar një mandatar tjetër,  por sipas tij në këtë rast Kurti më nuk mund të jetë kandidat.

Hasani thotë se ajo që po ndodh në Kosovë në aspektin politikë është e pabesueshme për shkak të situatës epidemike.

Ai ka thënë se hapi i parë i Presidentit nëse shkarkohet qeveria, është të pyet forcat politike për zgjedhje.

”Nëse nuk janë për zgjedhje, ai duhet të kërkojë nga Vetëvendosje nëse kanë kandidat për kryeministër”.

Hasani thotë se nuk përjashtohet as qeveria teknike, por kjo nëse merren vesh të gjitha subjektet politike.

“Ai mund të jetë një qytetar jashtë partiak që mund të kryejë detyrat e menaxhimit të situatës deri në zgjedhje të reja”, tha  Hasani./Telegrafi/