Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij njoftoi se kanë vendosur të inicojë mocion votëbesimi për Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, gjë të cilën nuk e kanë përkrahur as Vjosa Osmani e as Lumir Abdixhiku.
Telegrafi ka mësuar nga burime të sigurta, se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar kundër prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ndërsa, po të njëjtin qëndrim e ka pasur edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.
Votimin e nënkryetares Vjosa Osmani kundër inicimit të mocionit të votbesimit për Qeverinë Kurti e ka konfirmuar nënkryetari Veliu.
“Votimi ka qenë unanim, përveç Vjosa Osmanit e cila ka votuar kundër”, tha ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur të dalë nga koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas vendimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti që të shkarkojë Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Arsye kryesore sipas Mustafës, është mos-heqja e tarifës 100 për qind ashtu siç kanë kërkuar SHBA-të, gjë e cila po rrezikon marrëdhëniet me aleatët.
“Në mbledhjen e kryesisë trajtuam gjendjen e shtetit, rrezikim e marrëdhënieve me SHBA-të, si rezultat të mos-plotësimit të kërkesës me heqjen e tarifës dhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu. I kam dhënë arsyet tona që në esencën e programit të LDK-së është ëmiqësia e përhershmë me SHBA-të dhe partneriteti me ta dhe nuk mund ta cenojmë integritetin tonë politik, me një vend që na ka ndihmuar ta fitojmë lirinë, ta shpallim pavarësinë e vendit tonë. Me 15 ka kapërcyer afati për heqjen e pjesshme të tarifës, me të cilën ne nuk ishim pajtuar, kam konsultuar bashkëpunëtorët e mi në LDK, dhe i kam shkruar zotëri Kurtit dhe i akm thënë që deri në fund të javës ta heq taskën 100 për qind. Deri më tani nuk kam amrrë përgjigje”, tha Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj