LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë orë policore

Filipçe: Gjendja e jashtëzakonshme nuk do të thotë orë policore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përshëndeti vendimin e Presidentit Stevo Pendarovski për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Kjo do të thotë që qeveria tani do të jetë në gjendje të menaxhojë me shpejtësi dhe efikasitet burimet e shtetit dhe të përgjigjet në kohën e duhur ndaj sfidave që vijnë përpara si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik.

Ministri Filipçe shkroi në profilin e tij në Facebook një sqarim se çfarë nënkupton gjendje e jashtëzakonshme.

Një gjendje e jashtëzakonshme do të thotë që Qeveria të marrë si fuqi legjislative ashtu edhe ekzekutive. Kjo lehtëson punën e Qeverisë në kohë krize dhe mund të marrë vendime në të mirë të qytetarëve shumë më shpejt dhe me efikasitet.


Presidenti Pendarovski shpall gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut
Lexo po ashtu Presidenti Pendarovski shpall gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Si e bën qeveria këtë?

Me miratimin e dekreteve me fuqi ligjore, të cilat zbatohen vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

A do të ketë një shtetrrethim ose kufizim të lëvizjes? Nuk ka një vendim të tillë në këtë kohë, ndiqni ndonjë vendim të mëtutjeshëm të qeverisë dhe do të informoheni për çdo kufizim lëvizjeve.

A duhet të bëj furnizime ushqimore?

“Jo, shteti ka furnizime të mjaftueshme ushqimore. Qëndroni në shtëpitë tuaja, mos dilni nëse nuk keni nevojë për to dhe blini sa më shumë që ju nevojitet”, shkruan i Ministrit Filipçe në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori