LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë testimet e para të vaksinës kundër coronavirusit, shefi i OBSH-së e quan “arritje të jashtëzakonshme”

Fillojnë testimet e para të vaksinës kundër coronavirusit, shefi i OBSH-së e quan “arritje të jashtëzakonshme”

Ndërsa vendet në mbarë botën vazhdojnë të luftojnë pandeminë globale në vazhdim të coronavirusit COVID-19, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftoi se testimet e para të një vaksine që mund të ndihmojë në trajtimin e kësaj fatkeqësie më në fund kanë filluar.

Siç ka sqaruar Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, përcjell Telegrafi, ky proces u iniciua rreth dy muaj pasi u ndanë sekuenca gjenetike të patogjenit, të cilën ai e përshkroi si një “arritje të jashtëzakonshme”.

“Shumë teste të vogla me metoda të ndryshme mund të mos na japin provat e qarta, të forta që na duhen për të cilat trajtime ndihmojnë për të shpëtuar jetë”, njoftoi Dr. Tedros, duke zbuluar se OBSH filloi një studim të madh ndërkombëtar të quajtur “Eksperimenti i Solidaritetit”, qëllimi i të cilit është për të përcaktuar se cilat trajtime janë më efektive.


Kreu i OBSH-së shtoi gjithashtu se Argjentina, Bahreini, Kanada, Franca, Irani, Norvegjia, Afrika e Jugut, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda tashmë kanë konfirmuar qëllimin e tyre për t’u bashkuar me këtë iniciativë, dhe ka shprehur shpresë se vendet e tjera mund të ndjekin këtë kërkesë.

Kina fillon provat klinike për vaksinën kundër coronavirusit – ekipi udhëhiqet nga ekspertja ushtarake që njihet si 'Terminatori i Ebola-s'
Lexo po ashtu Kina fillon provat klinike për vaksinën kundër coronavirusit – ekipi udhëhiqet nga ekspertja ushtarake që njihet si 'Terminatori i Ebola-s'

“Unë vazhdoj të frymëzohem nga demonstrimet e shumta të solidaritetit nga e gjithë bota”, tha ai, duke lavdëruar ata që dhuruan para për kauzën. “Këto dhe përpjekje të tjera më japin shpresë se së bashku, ne mund dhe do të mbizotërojë”.

Ndërkohë, Shibo Jiang, profesor i virologjisë në Universitetin e Fudanit në Shanghai dhe në New York Blood Center, paralajmëroi se kërkimi për vaksinën nuk duhet të nxitohet dhe se të gjithë protokollet e duhura të sigurisë duhet të respektohen gjatë këtij procesi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Kalo në kategori