Shprehia e cila mund t’ju shmangë infeksionin! Qe se si të pushoni të prekni fytyrën!

ADN-ja jonë na kushtëzon të prekim fytyrën, andaj edhe është e lindur nevoja për të
Që si fetus në mitër njerëzit e bëjnë këtë gjest. Për këtë shkak çdo herë kur i themi vetes “mos e prek fytyrën”, pikërisht shkojmë kundër natyrës sonë.
Kur prekim fytyrën, atëherë qetësohemi. Me shtypjen e pikave të caktuara aktivizojmë disa pjesë të sistemit parasimpatetik.
Problemi është që kur jemi nën stres, truri ynë di sa na kënaq prekja e fytyrës, andaj neve mu atëherë më së shumti na “detyron” ta bëjmë këtë gjë.
Fëmijët shpesh i imitojnë prindërit. Nëse këta prekin fytyrën e vet kur janë të tronditur, të frikësuar apo të hidhëruar, probabiliteti më i lartë është që edhe fëmijët të veprojnë njësoj.
Në këto të vështira përhapjeje infeksionesh, këshilla më e shpeshtë që bëjë mjekët dhe specialistët është: Lani duart shpesh dhe mos prekni fytyrën. Por dashur padashur duart të shkojnë vetë në fytyrë. Pse e prekim fytyrën kaq shpesh?
Ekspertët shpjegojnë se njerëzit janë të “programuar” për ta bërë këtë. Nuk mund të sillen ndryshe. Të kërkosh të mos prekësh fytyrën është si t’u kërkosh atyre të bëjnë diçka të panatyrshme.
Psikologia Natasha Tiwari nga “Veda Group” tha në një video postuar në BBC se:
“Ne e kemi prekur fytyrën që kur kemi qenë fetuse në mitër. Prandaj çdo herë që i themi vetes: ‘mos e prek më fytyrën, nëse e prek fytyrë do të sëmuresh’, po i kërkojmë vetes të bëjmë diçka krejt të panatyrshme. Kur ne prekim fytyrën, ajo që bëjmë në të vërtetë është të qetësojmë veten. Kur ne prekim zona të caktuara të fytyrës, ajo që jemi duke bërë është të aktivizojmë pika të caktuara presioni, të cilat aktivizojnë diçka të quajtur sistemi nervor parasimpatetik, që është gjëja që na bën ne të qetësohemi së brendshmi”.
Sipas psikologes së njohur, ne “shohim të njëjtin reagim te qentë dhe macet. Fëmijët shpesh imitojnë sjelljen e prindërve të tyre. Pra nëse prindërit tanë prekin fytyrën kur janë të shokuar, apo kur janë të habitur apo kur janë të mërzitur, ne jemi të prirur të bëjmë të njëjtën gjë”.
Psikologia sqaroi se në këtë kohë të vështirë kur ne e dimë se nuk duhet ta prekim fytyrën, në mënyrë subkoshiente duart tonë shkojnë drejt fytyrës.
Por si mund të hiqni dorë nga prekja e fytyrës, edhe pse konsiderohet pothuajse e pamundur?
Që të mos prekësh sytë, një zgjidhje mund të jetë të mbash syze. Për femrat rekomandohet edhe të bëjmë më pak grim.
Mund të mësosh edhe se si të përdorësh duart. Për njerëzit që e kanë zakon të flasin me duar si formë ekspresiviteti, duke e bërë më të mundur lirshmërinë e duarve të tyre për të prekur fytyrën, provoni t’i mbani gishtat të kryqëzuar.
Kur të doni të prekni fytyrën, nëse mbani gishtat e dy duarve të kryqëzuar me njëri-tjetrin, do të jeni më të vetëdijshëm se çfarë jeni duke bërë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës