LAJMI I FUNDIT:

QMK: Duhen dy respiratorë në Dibër

QMK: Duhen dy respiratorë në Dibër
Foto ilustrim

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni sot ka dalë me një njoftim lidhur me gjendjen reale në kohën e kushteve të jashtëzakonshme në vend, duke folur në veçanti për qytetin e Dibrës ku ka gjendje të rënduar në terren, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo qendër kanë thënë para pak çastesh se në Dibër ka nevojë për dy respiratorë për personat e prekur me virusin Covid-19 që të vazhdojë përkujdesja mjekësore, aktualisht për procesin e frymëmarrjes.

QMK kërkon në mënyrë urgjente dy respiratorë nga Qeveria për situatën e krizës me pacientët të cilët janë të shtruar në spitalin e qytetit dhe janë të prekur nga coronavirusi, thonë nga Qendra për Menaxhime me Kriza, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përndryshe, numri total i të prekurve deri në mesditën e ditës së mërkurë 18 mars, 2020, ka arritur në 35 raste. /Telegrafi/