LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Coronavirusi, pasojat në ekonominë e Kosovës do të jenë të konsiderueshme

Zeka: Coronavirusi, pasojat në ekonominë e Kosovës do të jenë të konsiderueshme

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ka thënë se sektori privat po e përjeton më së rëndi situatën emergjente me coronavirusin.

Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dëmi në ekonominë e Kosovës si pasojë e coronavirusit do të jetë i konsiderueshëm.


“Ekonomia e Kosovës nuk mund të funksionojnë në mënyrë të izoluar. Pasojat do të jenë të konsiderueshme në Kosovë. Kemi sektorin privat shumë fragjilë prandaj pasojat e paevitueshme”.

Ai thotë se sektori i restoranteve është ndër më ët prekurit e që thotë se ai është ndër kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit, përcjell Telegrafi.

“Edhe sektori i agjencive turistike po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të ndalimit të fluturimeve dhe njëkohësisht mbylljes së kufijve”.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se shteti duhet të merr masa në mënyrë që bizneseve t’u kompensojë së paku pagat minimale të punëtorëve të bizneseve që nuk po mund të funksionojnë.

Zeka thotë se ka një ngathtësi nga ana e qeverisë në raport me bizneset pasi sipas tij të gjitha resurset janë orientuar nga coronavirusi.

“Ka raste kur edhe pagesat nga ana e institucioneve shtetërore nuk janë ekzekutuar karshi sektorit privat me arsyetimin se deri në fund të muajit nuk mund të shkojnë në zyre”, tha ndër të tjera Arian Zeka./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori