LAJMI I FUNDIT:

Ofroi 200 filma falas për të karantinuarit, faqja pornografike në Japoni bie pak pas njoftimit

Ofroi 200 filma falas për të karantinuarit, faqja pornografike në Japoni bie pak pas njoftimit

Një uebfaqe pornografike në Japoni ka rënë nga sistemi disa orë pasi njoftoi se kishte lëshuar 200 filma falas për përdoruesit, për “t’i ndihmuar ata të kalojnë kohën përmes pandemisë së coronavirusit”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një prodhues të videove për të rritur (emri i së cilës nuk është bërë i ditur për shkak të shmangies së reklamimit të saj).

Ajo, siç thuhet më tej, publikoi falas 200 nga seritë e saj për përdoruesit nga 13 mars deri më 31 mars, pasi një numër i madh i popullsisë po qëndrojnë në shtëpi për të ndaluar përhapjen e COVID-19.


Sidoqoftë, media lokale raporton se pak orë pas njoftimit, faqja ra nga një goditje e madhe e vizitorëve që “mposhtën serverat”.

Faqja tani është kthyer dhe funksionon, me përdoruesit që duhet të regjistrohen si anëtar përpara se të mund të shkarkojnë 200 filmat. /Telegrafi/