LAJMI I FUNDIT:

Presidenti amerikan zotohet se do ta ‘fitojë luftën’ kundër coronavirusit

Presidenti amerikan zotohet se do ta ‘fitojë luftën’ kundër coronavirusit

Presideni amerikan, Donald Trump, është zotuar të ‘fitojë’ luftën kundër coronavirusit, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Një ditë do të qëndrojmë në këmbë, dhe do të themi ‘ne fituam’, ndërsa do të fitojmë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit, shpresojmë”, ka thënë presidenti Trump.

Sipas mediave të huaja, përcjellë Telegrafi, Trump ka deklaruar se bllokimi 15-ditor, që përfshinë mbylljen e bareve, restoranteve si dhe tubimin e më shumë se 10 personave, mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së virusit.


“Duke bërë sakrifica të përbashkëta dhe ndryshime të përkohshme ne mund të mbrojmë shëndetin e popullit tonë dhe ekonominë”, ka thënë Trump.

Presidenti Trump, gjithashtu përmendi shfrytëzimin e 850 miliardë dollarëve për të ndihmuar bizneset e vogla si dhe punëtorët.

“Vendi është shumë i fortë, asnjëherë nuk kemi qenë kaq të fortë. Me këtë armik të padukshëm, ne nuk duam që linjat ajrore të dilnin nga biznesi, ne nuk duam që njerëzit të humbasin punën e tyre, pa pasur para për të jetuar “, ka shtuar ndër tjerash Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori