LAJMI I FUNDIT:

Tregu i madh i Gostivarit përplot me njerëz

Tregu i madh i Gostivarit përplot me njerëz

Edhe pse Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe autoritetet lokale po marrin masa kundër përhapjes së coronavirusit, tregu i madh i Gostivarit sot nuk dallonte nga ditët normale.

Edhe pas rekomandimeve të mos ketë shumë njerëz në një hapësirë të caktuar, po duket se situatata me coronavirusin nuk frikësohet shitësit e tregut por as klientët të dalin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kishte qytetarë që përdornin maska mbrojtëse dhe doreza ndërsa te tregtarët vetëm disa e praktikonin.


Në tregun e madh të Gostivarit të martave vinë tregtarë nga i gjithë rajoni i Pollogut ndërsa për tregti vinë qytetarë nga të gjithë vendbanimet e Gostivarit.

Nga Inspektorati Shtetëror i Tregut sqarojnë se tregjet e hapura nuk janë përfshi në masat preventive qeveritare dhe mund të punojnë./Telegrafi/