LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Situata në Obiliq është stabile, së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë

Gashi: Situata në Obiliq është stabile, së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë

Kryetari i komunës së Obiliqt , Xhafer Gashi ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Gashi ka bërë të ditur se deri në këto momente nuk ka vend për panik dhe se gjendja në Obiliq është e qetë dhe stabile.

“Gjatë ditës së djeshme, IKSHPK-ja konfirmoj se një qytetar i Komunës së Obiliqit i cili po qëndronte në Londër është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari“ dhe rezultatet laboratorike për COVID-19 kishin rezultuar pozitive dhe në mesnatë me leje nga Klinika Infektive pacientet janë lejuar që të vetizolohen në shtëpi.


Ekipet mjekësore të QKMF-së dhe drejtori i QKMF-së Haki Jashari, po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me pacientet në fjalë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është stabile, po ashtu edhe nga Stacioni Policor në Obiliq nga të dhënat e fundit kanë vlerësuar se gjendja është e qetë, është fat i mirë që të dy pacientet e infektuar janë absolvent të fakultetit të Mjekësisë, andaj edhe ata po kontribojnë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi duke u vetizoluar dhe qëndruar në shtëpi”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se si shtab emergjent lokal, janë në gjendje gatishmërie t’iu ofrojnë çdo lloj ndihmë pacientëve të infektuar duke uruar që gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet sa më shpejtë!

“Bashkëqytetarë të mi, Ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj në respektimin e gjitha masave të ndërmarrur deri me tani, ju lus që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi dhe të kujdesni për shëndetin tuaj! Unë e di, që të bashkuar do ta tejkalojmë̈ edhe këtë sfide!”, tha Gashi. /Telegrafi/