LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësit gjermanë me kërkesë ndaj qytetarëve: Qëndroni në shtëpi

Udhëheqësit gjermanë me kërkesë ndaj qytetarëve: Qëndroni në shtëpi

Udhëheqësit gjermanë të hënën u kërkuan qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, për të reduktuar përhapjen e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve të anulojnë çdo udhëtim brenda dhe jashtë vendit, ndërsa presidenti Frank-Walter Steinmeier u tha njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Qeveria ndaloi mbledhjet në kisha, xhami dhe sinagogë, kurse urdhëroi mbylljen e dyqaneve jo thelbësore, si dhe hapësirave të lojërave.


Numri i rasteve nga coronavirusi në Gjermani ka shkuar në 6,012 të hënën, një rritje prej 1,174 brenda 24 orëve, sipas raportit të publikuar në faqen e internetit të agjencisë së kontrollit të sëmundjeve Robert Koch Institute.

Deri më tani vendi ka pasur 16 viktima nga ky virus.

Në një konferencë për shtyp në Berlin, Merkel ka thënë se në këto masa nuk duhet të ketë ndonjë udhëtim brenda vendit apo jashtë tij.

“Asnjëherë nuk ka pasur këso lloj masash më parë, këto janë të nevojshme për vendin tonë”, ka thënë Merkel.

Ndërkohë, Steinmeier u bëri thirrje gjermanëve që të punojnë së bashku për t’u siguruar që përhapja e virusit të reduktohet sa më shumë.

“Pra, kudo që të jetë e mundur, qëndroni në shtëpi! Shmangni kontaktin e ngushtë,dhe keni mirëkuptim për të gjitha masat kufizuese”, tha ai në një deklaratë.

Në këto masa parashihen kufizimet e kontakteve sociale në vendet publike, përfshirë muzetë, pishinat dhe palestrat, ndërsa supermarketet, bankat, zyrat postare, barnatoret dhe stacionet e benzinës do të qëndrojnë të hapura.

Sallonet e bukurisë, dyqanet e furnizimit të ndërtimeve dhe lavanderitë gjithashtu do të vazhdojnë të funksionojnë, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të qëndrojnë të hapura, deri në orën 18:00.

Hotelet do të përdoren vetëm për qëllime thelbësore dhe jo për qëllime turistike, deklaroi qeveria.

Autoritetet në Gjermani kishin urdhëruar javën e kaluar që shkollat ​​të mbyllen, dhe trenat rajonalë të kufizohen, ndërsa nga e hëna ri-prezantoi kontrollet në kufijtë e saj me Austrinë, Francën, Zvicrën, Luksemburgun dhe Danimarkën, kurse hyrja i lejohet vetëm personave me nevoja esenciale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori