LAJMI I FUNDIT:

​KMDLNJ kërkon masa shtesë për mbrojtjen e të burgosurve nga coronavirusi

​KMDLNJ kërkon masa shtesë për mbrojtjen e të burgosurve nga coronavirusi
Foto: Arkiv

KMDLNJ kërkon nga Qeveria e Kosovës mjete shtesë për Shërbimin Korrektues të Kosovës në mënyrë që të përmirësojë kushtet higjienike dhe ta begatojë menynë ushqimore me artikuj të domosdoshëm, si pjesë e situatës së krijuar me coronavirus në vendin tonë.

Në një komunikatë për media KMDLNJ kërkon nga Ministria e Drejtësisë të shqyrtojë mundësinë që personat e dënuar që nuk paraqesin rrezik për siguri të lejohen të qëndrojnë në shtëpi deri më 27 mars 2020.


“Institucionet e Kosovës, presidenti apo Ministria e Drejtësisë, me një vendim të jashtëzakonshëm mund të lirojnë një numër të të dënuarve që kanë plotësuar kushtet për lirim të parakohshëm, pa e rrezikuar sigurinë e vendit apo rritur shkallën e recidivizmit”.

KMDLNJ përkrah masat e Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur shëndetin e personave të privuar nga liria dhe stafit korrektues si dhe oficerëve, por kërkon masa shtesë për përmirësimin e kushteve në qendrat e ndalimit policor pasi ato nuk përmbushin kushtet e nevojshme higjienike.

“Duhet të ketë kontrolle më të shtuara mjekësore, dezinfektimi i hapësirave ku mbahen të ndaluarit dhe ku punon stafi. Në rast të përkeqësimit të situatës, masa e ndalimit policor duhet të shqiptohet si masë e skajshme dhe duhet të zëvendësohet me një masë tjetër. Qendrat e ndalimit policor nuk i plotësojnë kushtet higjienike – sanitare për emergjenca sikur kjo me koronavirus, andaj seriozisht mund të rrezikohet shëndeti i gardianëve dhe stafit civil, kurse në masë më të madhe mund të rrezikohet shëndeti i personave të privuar nga liria”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori