LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Drenasit këshillon qytetarët, shmangni kontaktet

Komuna e Drenasit këshillon qytetarët, shmangni kontaktet

Komuna e Drenasit, ju benë ftesë gjithë qytetarëve të Komunës se për shkak të gjendjes së krijuar rreth coronavirusit, për të mos vizituar zyrat publike, përkatësisht Komunën dhe për t’i shmangur kontakteve, njoftojmë që për shërbimet e gjendjes civile mund ta përdorni ueb faqen zyrtare të Komunës për t’u pajisur me dokumentet e gjendjes civile.

Këta janë hapat që duhet t’i ndjekin qytetarët për aplikim:

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/ tek butoni regjistrohu.


https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/ ndiq hapat për regjistrim sipas Manualit.

Pasi të hapni faqen e regjistrimit, ju lutëm t’i selektoni vetëm dokumentet që ju duhen. Pasi të kryeni këta hapa dhe aplikimi juaj ka përfunduar, dokumentin do të pranoni përmes postës në afatin prej 48 orëve.

Po ashtu, për të ju shmangur kontakteve direkte, ju lutëm të shfrytëzoni edhe E-kioskën e cila është në funksion 7 ditë të javës në 24 orë për marrjen e dokumenteve të gjendjes civile. E-kioski është i vendosur në hyrjen e objektit të Komunës.