Për shkak të gjendjes së krijuar nga masat e ndërmarra pas shpalljes pandemi të coronavirusit, shumë qytetarë kanë paraqitur raste të ngritjes së çmimeve të artikujve të ndryshëm elementarë por edhe të barnave. Si pasojë e kësaj ditëve të fundit Administrata Tatimore e Kosovës ka trajtuar 516 raste të raportuara, ndaj të cilave janë ndërmarr veprime adekuate ligjore.
Administrata Tatimore e Kosovës njofton se pas rreth 1, 809 thirrjeve të pranuara nga qytetarët për rritje të çmimeve nga bizneset, inspektorët tatimor deri më tani kanë trajtuar 516 raste të raportuara.
“Duhet potencuar se diferenca mes numrit të raportimeve dhe numrit të rasteve të trajtuara- është pasi që përmes linjave të hapura telefonike në të shumtën e rasteve, për një biznes të njëjtë është raportuar dhjetëra herë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
“Si rezultat i vizitave në teren, është konstatuar se një numër i konsiderueshëm i bizneseve kanë rritur çmimet e produkteve bazike ushqimore, si dhe atyre farmaceutike, andaj ATK në bashkëpunim me organet kompetente, duke përfshirë këtu inspektoriatin e tregut, prokurorin dhe policinë, bazuar në raportet e inspektorëve tatimor do të ndërmarr veprime ligjore”.
“Vlen të theksohet se denoncimet e këtyre rasteve, kanë qenë kryesisht për produkte bazike ushqimore dhe farmaceutike (miell, vaj, sheqer, maska mbrojtëse, dezinfektues, alkool, si dhe sirup për fëmijë Vitamin C)”, thuhet në njoftim.
Administrata Tatimore e Kosovës menjëherë pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, ka organizuar edhe ekipet përgjegjëse, të cilat do të menaxhojnë më situatën e krijuar nga coronavirusi (COVID-19).
Po ashtu, ATK fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në këto dy linja telefonike: 0800 80 800 e cila është pa-pagesë dhe 038 222 165 e cila aktualisht është me pagesë, për të cilën ATK është duke komunikuar me Telekomin që të mundësohet heqja e tarifës deri në tejkalimin e kësaj situate. Këto dy linja do të jenë të hapura çdo ditë për raportim nga ora 08:00 deri në orën 22:00./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova