Gjendja e krizës është gjendje e shkaktuar nga rreziqet të cilat mund t’i rrezikojnë të mirat, shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe kafshëve dhe sigurinë e shtetit, për preventivë apo përballje të së cilës nevojitet përdorimi i një vëllimi më të madh të resurseve. Kështu, sipas Ligjit për menaxhim me kriza është definuar gjendja e krizës, të cilën Qeveria sot e vendosi në Dibër dhe Qendër Zhupë për shkak të gjendjes me coronavirusin në të dy komunat ku deri më tani janë sëmurë shtatë persona.
Vendimi i gjendjes së krizës nuk mund të zgjatë më shumë se 30 ditë, ndërkaq nëse ka nevojë të tejkalohet kjo periudhë, përkatësisht gjendja të zgjatë më shumë, Qeveria duhet të kërkojë miratim nga Kuvendi për vazhdim të afatit apo të propozojë shpallje të gjendjes së luftës apo të jashtëzakonshme. Kuvendi dhe presidenti i vendit në çdo kohë mund të kërkojnë raport me gojë apo me shkrim për gjendjen në sferën e menaxhimit me kriza.
Ligji i mundëson Qeverisë të sjellë vendim për përdorim të resurseve të organeve të administratës shtetërore, organeve të komunave dhe të Qytetit të Shkupit, si dhe për menaxhim me to në rast të gjendjes së krizës. Përdorimi i resurseve për realizim të aktiviteteve duhet të jetë proporcional sipas natyrës dhe intensitetit të gjendjes së krizës, i matur sipas karakterit të krizës dhe serioz sipas fuqisë dhe vëllimit të krizës.
Në rast të gjendjes së krizës mund të përdoren edhe resurset e ndërmarrjeve publike, institucionet dhe shërbimet, si dhe të shoqatave tregtare të cilat janë me rëndësi të posaçme për punë në gjendje krize, në pajtim me ligjin. Pas kërkesës së Qeverisë, në bazë të marrëveshje të arritur me Qendrën apo vullnetarisht, mund të përdoren edhe resurset e qytetarëve dhe personave të tjerë juridik.
Ligji parasheh se me një pjesë të forcave të veta mund të marrë pjesë edhe Armata në mbështetje të policisë në kushte kur me gjendjen e krizës rrezikohet siguria e vendit, ndërsa organet e administratës shtetërore nuk kanë resurse adekuate dhe mjete për parandalimin dhe përballjen me të. Propozim në Qeveri për nevojë për pjesëmarrje të një pjese të Armatës, në pajtim me Kontrollin strategjik mbrojtës jep Komiteti menaxhues. Presidenti në çdo kohë mund ta rivlerësojë nevojën për pjesëmarrje të një pjese të Armatës. Mënyra e pjesëmarrjes së një pjese të Armatës në gjendje krize rregullohet me rregullën të cilën e sjellë presidenti.
Nga Armata e Republikës së Maqedonisë së veriut për AIM informojnë se ushtria është e gatshme t’u përgjigjet kërkesave dhe konkludimeve të Komitetit menaxhues kudo që ka nevojë të jetë e angazhuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje