LAJMI I FUNDIT:

I gënjeu pacientja e kthyer nga Italia, vetkarantinohet stafi mjekësor i Spitalit të Beratit

I gënjeu pacientja e kthyer nga Italia, vetkarantinohet stafi mjekësor i Spitalit të Beratit

Stafi mjekësor i Spitalit Rajonal Berat është vetëkarantinuar mesditën e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, Edlira Shkëmbi.

Një mjeke nga lagjja “Kala”, një infermier dhe shoferi i ambulancës, kanë shkuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Çlirim”, ku janë njoftuar për një paciente astmatike në gjendje të rëndë.

Pasi kanë shkuar në banesën e 50-vjeçares, stafi mjekësor ka konstatuar se pacientja ishte e qetë, nuk kishte shenja klinike të krizës astmatike, nuk kishte temperaturë dhe shenjat vitale ishin normale.


Pacientja i ka referuar stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat se kishte prej disa ditësh kollë dhe dhimbje fyti, por i ka gënjyer ata për ardhjen e saj nga Italia 1 javë më parë.

Kur stafi mjekësor e ka pyetur nëse ka udhëtuar jashtë shtetit së afërmi ose nëse ka pasur kontakte me persona që kanë jetuar në Itali, pacientja u është përgjigjur “Jo”. Por pasi kanë dalë jashtë banesës, stafit mjekësor i është referuar nga fqinjët se gruaja kishte ardhur nga Italia një javë më parë, fakt që është konfirmuar edhe nga pacientja pas rikthimit të menjëhershëm të stafit sërish në banesë.

Në këto kushte, është njoftuar menjëherë 127 dhe epidemiologu për marrjen e mostrës së pacientes. Njëkohësisht janë marrë edhe mostrat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal Berat, që ishin në kontakt me pacienten, të cilët janë vetizoluar deri në ardhjen e përgjigjes së analizave të tamponëve./mapo/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet përmes rrjeteve sociale nga një person

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut kërcënohet përmes rrjeteve sociale nga një person

Lajme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kalo në kategori