LAJMI I FUNDIT:
Fun

Fryma e kombit italian – edhe pse në karantinë, të gjithë dalin në ballkone dhe këndojnë këngë frymëzuese

Fryma e kombit italian – edhe pse në karantinë, të gjithë dalin në ballkone dhe këndojnë këngë frymëzuese

Italianët kanë hartuar një mënyrë për të ngritur moralin e një kombi me probleme.

Ata dalin në ballkone dhe fillojnë të këndojnë këngë për të inkurajuar njeri-tjetrin dhe për të ngritur frymën e  kombit pas krizës katastrofike që i goditi ata për shkak të coronavirusit.

Çfarë duhet të bënim sikur të futeshim në një karantinë për dy javë ose më gjatë, dhe më e rëndësishmja – çfarë do të bënim që të mos të çmendeshim kur jemi të mbyllur brenda katër mureve?


Italianët krijuan një mënyrë interesante që t’a kalojnë këtë gjendje të rëndë që e ka kapluar vendin, transmeton Telegrafi. Ata dalin në ballkone dhe dritare dhe këndojnë këngë për të inkurajuar njëri-tjetrin dhe për të ngritur moralin e tyre dhe të kombit pas krizës katastrofike që e goditi Italinë për shkak të virusit vdekjeprurës.

Një video e shpresës për kombin e italian u filmua pranë Napolit dhe aktorët kryesorë janë qiramarrësit e një ndërtese në qytetin e Casoria.

Në regjistrim, ju mund të dëgjoni italianët duke kënduar dhe ‘Ne qëndrojmë në shtëpi’, ‘Nuk do të heqim dorë kurrë’ dhe parulla të ngjashme që ngre moralin. Një atmosferë e ngjashme u krijua në qytetin italian të Benevento.

Italia është vendi i parë evropian që ka shpallur një karantinë mbarëkombëtare. Është në zonën e kuqe, dhe qytetarët janë të kufizuar nga lëvizja.

Më shumë se 60 milionë italianë janë në shtëpitë e tyre për të ndaluar përhapjen e coronavirusit. /Telegrafi/