LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu mbikëqyr zbatimin e masave ndaj coronavirusit në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Haxhiu mbikëqyr zbatimin e masave ndaj coronavirusit në Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar Burgun e Sigurisë së Lartë dhe Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ku është njoftuar për së afërmi rreth zbatimit të rekomandimeve ndaj situatës epidemiologjike të krijuar nga virusi Covid-19.

“Me këtë rast, Ministrja Haxhiu tha se tanimë përfaqësuesit e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit janë njoftuar për vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës përmes së cilave specifikohen masat preventive për mbrojtjen e të burgosurve dhe paraburgosurve nga virusi Covid-19.


Haxhiu po ashtu tha se janë marrë masa preventive edhe për gardianët, mjekët dhe shërbyesit civil që punojnë në ambientet e qendrave korrektuese dhe paraburgimit në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu, ministrja gjatë këtij takim njoftoi ata se Ministria e Drejtësisë përmes Shërbimin Korrektues të Kosovës do të jetë në kontakt me gjithë përfaqësuesit e qendrave korrektuese dhe të paraburgimit për veprimet e ardhshme në rast të verifikimit të ndonjë rasti me virusin Covid-19 në vendin tonë.

Ditë më parë, Ministria e Drejtësisë përmes Shërbimi Korrektues të Kosovës ka marrë vendim për një sërë masash preventive duke theksuar këtu edhe ndërprerjen e të gjitha vizitat familjare nëpër të gjitha institucionet korrektuese dhe ato të paraburgimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori