LAJMI I FUNDIT:

Vendet në të cilat nuk është regjistruar as edhe një rast me coronavirus

Vendet në të cilat nuk është regjistruar as edhe një rast me coronavirus

Coronavirusi në mënyrë agresive është përhapur në pothuajse çdo cep të botës, duke infektuar mbi 127 mijë njerëz, por disa vende kanë arritur të mbrohen nga ky infeksion.

Nëse shikoni hartën e botës në të cilën janë shënjuar veten në të cilat janë konfirmuar rastet me coronavirus, do të vëreni se kontinenti i Afrikës në masë të madhe ka arritur të mbrohet, transmeton Telegrafi.


Siç thonë ekspertët, afrikanët për këtë situatë duhet falënderuar temperaturat e larta të ajrit. Edhe pse virusi ka mbërritur deri në Afrikën e Jugut, por edhe pse gjendja reale në terren po ndërron nga çasti në çast, shumica e vendeve tjera në këtë kontinent nuk ka konfirmuar raste me coronavirus. Bëhet fjalë për Tanzaninë, Keninë, Etiopinë, Mali dhe Madagaskar.

Në gadishullin fqinj Arabik, Jemeni është i vetmi vend në të cilin virusi nuk ka arritur. Coronavirus nuk ka as në Siri. Por edhe pse virusi e ka kapluar edhe Rusinë dhe pothuajse të gjitha shtetet përreth që i ka, është interesant se shtetet në pjesën qendrore të Azisë kanë arritur të mbrohen mirë. Asnjë rast me coronavirus nuk është raportuar në Kazakistan, Uzbekistan, Turkmenistan, Taxhikistan dhe Kirgistan.

E derisa në Korenë e Jugut është duke u rritur numri i të infektuarve, shteti fqinj – Koreja e Veriut që konsiderohet si vendi më i izoluar në botë, pretendohet se nuk ka regjistruar as edhe një rast me COVID-19.

Edhe pse disa analistë dyshojnë në saktësinë e këtij informacioni, Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka të dhëna për të prekur me virus në këtë vend. Kur bëhet fjalë për vendet e hemisferës perëndimore, pak vende ka ku nuk ka arritur virusi. Në mesin e tyre është Venezuela, Uruguai, Nikaragua dhe Guatemala. Virusi vdekjeprurës nuk ka arritur as në Alaskë.

Raportohet se pa as edhe një rast të regjistruar me COVID-19 është edhe ishulli më i madh në botë – Grenlanda. Vlen të theksohet që virusi nuk është shfaqur as edhe tek ne në Kosovë. Kujtojmë që deri më tani nga coronavirusi kanë humbur jetën 4.968, kurse nga numri total i të prekurve afro 68 mijë kanë arritur të shërohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kalo në kategori