LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë sytë kah Mianmari – vendi që kufizohet me Kinën, por që ende nuk ka asnjë rast me coronavirus

Të gjithë sytë kah Mianmari – vendi që kufizohet me Kinën, por që ende nuk ka asnjë rast me coronavirus

Të gjithë sytë kah Mianmari, vendin që kufizohet me Kinën, por që deri më tash ky vend pretendon se është i paprekur nga coronavirusi.

Mianmar, i cili ndan një kufi të gjatë me Kinën fqinje, çuditërisht nuk është në mesin e vendeve me raste të konfirmuara të COVID-19, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë paralajmëruar një shpërthim të mundshëm dhe u kanë bërë thirrje njerëzve të shmangin tubimet masive.


Në njoftimin e saj të përditshëm për shtyp të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë tha që nuk kishte raste të coronavirusit në vend, por tha se një shpërthim ishte ende i mundur.

Gjatë këtyre ditëve, që coronavirusi është temë aktuale, shumë media botërore – nëse mund të thuhet “të befasuara”, kanë raportuar lajme në lidhje me shtetin që kufizohet me Kinën dhe që nuk është prekur ende nga virusi vdekjeprurës.

Ndër to është edhe agjencia e lajmeve Anadolu Agency, gjatë këtyre ditëve kishte raportuar për shtetin e Mianmar që nuk është prekur ende nga virusi COVID-19, por që është në rrezik, sepse të gjitha vendet me të cilat kufizohet, kanë raste të konfirmuar me coronavirus.

Siç thuhet ndër tjerash, India gjithashtu ka mbyllur një kufi me Mianmar për të luftuar shpërthimin, edhe pse asnjë rast nuk është konfirmuar deri më tani në këtë shtet.

Ndërsa popullsia e kombit të Azisë Jugore mund të jetë akoma e sigurt nga epidemia e COVID-19, sektorët e zhvillimit dhe industritë e vendit – ekonomia e të cilit varet kryesisht nga Kina – po ndiejnë ndikimin e shpërthimit global.

Industria e veshjes në Mianmar është prekur seriozisht nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit në Kinë, e cila ishte epiqendra e shpërthimit të coronavirusit dhe mbetet vendi më i goditur në botë.

Situata është në një pikë ku, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Veshjeve në Mianmar, tre fabrika kanë ndërprerë operacionet javën e kaluar, për shkak të mungesës së lëndëve të para.

Deri në 90 për qind të rrobave të përpunuara në fabrikat e Mianmar furnizohen nga Kina, me pjesën tjetër të importuar nga Indonezia, Koreja e Jugut dhe Vietnami.

Nga këta tri shtete, Koreja e Jugut ka pësuar goditjen më të rëndë nga shpërthimi COVID-19 dhe kishte afërsisht 8,000 raste të konfirmuara që nga mërkura.

Aung Win, nënkryetar i shoqatës, tha që disa fabrika të rrobave kishin zvogëluar orarin e punës që nga festa e Vitit të Ri Kinez në janar.

“Rreth 20 fabrika të tjera po përballen me një situatë në mënyrë të ngjashme dhe na kanë informuar se do të ndërpresin operacionet gjatë javëve të ardhshme”, tha ai.

“Fatkeqësisht, kjo do të thotë se dhjetëra mijëra punëtorë do të humbasin punën e tyre”, shtoi Win.

Industria e rrobave të Mianmar punëson rreth 500,000 njerëz dhe është prodhuesi më i madh i eksportit në vend, duke sjellë 4.6 miliardë dollarë në vitin fiskal 2018-19.

Vendimi i Pekinit për të mbyllur vendkalimet kryesore kufitare me Mianmar në fillim të shkurtit gjithashtu ndezi një rënie të mprehtë në tregti, me sektorin e bujqësisë më të prekurin.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, Mianmar zakonisht fitonte 10 milionë dollarë në ditë nga tregtia kufitare me Kinën, por të ardhurat janë zvogëluar në 1 milion dollarë që nga mbyllja e vendkalimeve.

Sai Myint Mo, i cili kryeson Shoqatën e eksportuesve të frutave në Mianmar me qendër në qytetin kufitar verior të Muse, tha që eksportet e produkteve bujqësore në Kinë janë ndalur për javë të tëra.

“Kjo po ndodh për herë të parë, ne kurrë nuk kemi parë një situatë të tillë. Ka prekur miliona fermerë në të gjithë vendin”, përfundoi ai.

Përderisa e gjithë bota po ballafaqohet me virusin vdekjeprurës, duke futur miliona njerëz në karantinë, shteti i Mianmar, me shumë punë, dhe me fat sigurisht, është ende i paprekur nga ky virus, që deri më tani ka marrë jetën e më shumë se 4.700 personave dhe ka infektuar mbi 127 mijë të tjerë.

Mianmar, kishte njoftuar më herët raste të dyshuar me coronavirus, por të gjithë, së paku siç ishte thënë, kishin rezultuar negativë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori