LAJMI I FUNDIT:

Opinioni publik në kohë epidemish

Opinioni publik në kohë epidemish

Rrëshqet, sigurisht! Se mos është herë e parë! Prej qindra vjetësh e kanë studiuar që përballë rrezikut, opinioni publik ekstremizohet.

Njeriu nuk është qenie e arsyeshme, por është qenie që arsyeton! Janë larg këto dy përkufizime prej njëri-tjetrit, shumë larg!

Kur epidemia te ne nuk kishte arritur ende, por dihej se do të vinte, në rrjetet sociale, por edhe në komunikimin ballë përballë, dëgjohej masivisht: Nuk na prek virusi ne!


Çfarë t’u thoshe?! Sapo hapje gojën duke arsyetuar fare lehtë, të hidheshin në grykë: Racë e pastër ne! Pellazgë ne!

Dhe, këta ushqeheshin edhe nga njerëz që nuk mund të thuash se nuk kanë kompetenca mjekësore. Por, nuk ishte një çështje mjekësore. Është edhe sociale, edhe etike epidemia.

Por, kush të lë të flasësh se! Lërini të flasin mjekët! – të bërtisnin. Dakord, mjekët bëjnë testin, kurojnë, por vendimet politike nuk i marrin mjekët. Sjelljen e njeriut në shoqëri nuk e studiojnë mjekët. Vazhdon i njëjti gabim. Epidemia shihet thjesht si çështje mjekësore.

Çfarë t’u thuash? Që është edhe çështje kulture, politike, familjare, etike, psikologjike?

Kush dëgjon? Si thoshin? Janë nxitje frikërash nga ana e kritizerëve. Nuk ka rrezik. Është rrezik i vogël.

Kush thotë se virusi nuk ka si të mos vijë – bën punën e Saliut. Pse Evropa jemi ne? Ata që nuk na pranojnë ne. Mirëpo, erdhën rastet e para. Kaluam në të kundërtën. Nisëm të urrejmë emigrantët. Ata emigrantë që nuk kemi lënë pa i lëvduar sepse mbajnë me lekë familjet, vendin etj. Cilët janë këta? Ata mo, bijtë dhe bijat e këtyre që shajnë.

Po sikur një i afërm t’u kthehej para disa ditësh dhe t’u thoshte: Erdha o njerëz në shtëpi, kishte rrezik atje.

Çfarë do t’i thoshin: Jashtë!

O mikpritja shqiptare! Çfarë lavdesh i bëjmë! Shtëpia jonë është e mikut!

E mikut dakord, por pa virus!

Jemi racë e pastër ne! Pellazgë! Më shumë shoku! Më shumë? Etruskë! Me shumë shoku! Skitha! Ore, skutha jemi? Jo, më të lashtë akoma! Pyet Darvinin!

Këta emigrantët e qelbur! – ky ishte pak a shumë toni. Toni i frikës, i ankthit kolektiv. Jemi edhe trima, pale. Mirëpo, doli që nuk ishin emigrantë, po kishin qenë për vizitë andej nga Italia! Mos, edhe kjo ra!

Emigrantët i përzumë! Ik o vëlla, vdis andej nga qoshet e pallatit! Çfarë na bën pis?!

Trimëria? Ku ka trimëri me rrezikun mo? Trimëria është për të kënduar këngë dhe u sharë me njëri-tjetrin në Parlament! Një disonancë konjitive!

Opinioni publik midis dy të kundërtash: Jemi racë e pastër apo jemi racë e keqe? Nisën dilemat. Kur nuk kishim virus, ishim pellazgë skitha, kur na kap viroza jemi emigrantë skutha! Për t’i bashkuar këto të kundërta, nisëm edhe gjejmë fajtorin jo tek emigrantët, jo te bejlerët, diversantët, katolikët, vllahët, hebrenjtë, çamët, grekët, jevgjit – oh sa të mirë janë – por te kultura.

Janë kanunarë, mo, pa kulturë! Iku në Itali dhe kur erdhi nuk u fut në karantinë! Si të futej, kur vetë Italia nuk e kërkonte? Kur nuk kishte asnjë simptomë? Kur i duhej të jetonte?

Nejse! Kështu e ka zakonin njeriu. Do fajtorin! Çdo i sëmurë tani konsiderohet me faj. Sinonimia e vjetër me shekuj “i sëmuri – fajtor” na ndihmon të kujtojmë se ne jemi ndryshe. Ne nuk na kap sepse nuk jemi fajtorë!

Vetë e ke fajin! Me lër rehat mua tani! Ik o vdis andej!

Ka rrezik të mbyllemi? Gjithë lekët po i blej makarona, oriz, reçel! Po i boshatise dyqanet, mo? Ohu! Jemi solidarë? Qenke budalla fare ti! Solidariteti është virus komunist. Ne kemi hallin e këtij virusit kapitalist tani. Secili për vete, Zoti për të gjithë në kohë rreziku!

Pse ç’kujton ti? Akoma u beson përrallave të zyshës të klasës së parë? Të vdesin të tjerët dhe të jetosh ti? E mo, çfarë kujton? Po si do të jetosh vetëm, sikur të gjithë të tjerët të mos jenë më?

Nuk e di – thotë.

Na nxjerr se çfarë jemi në thelb kriza. Jo se të tjerët nuk janë.

Do kalojë epidemia, sigurisht. Do ikë virusi. Por, atëherë të mos harrojmë se çfarë kemi bërë. Të mos nisim përsëri: Ne, pellazgët! Ne, shenjtorët! Ne, trimat! Ne, solidarët! Ata, emigrantët! Ata, katundarët! Ata, opozitarët!

Mos e marrim veten kaq seriozisht! Se nuk merremi me virusin pastaj, por me veten dhe njëri-tjetrin! Se pastaj, o dhé hapu, dëgjojmë që edhe ekipet e reanimacionit duhet t’i bëjmë mikse, ca me mjekë demokratë dhe ca me mjekë rilindës!

Po, e vërtetë, sot e lexova!

Në vend t’i themi politikës së qelbur: përjashta nga shkenca, nga administrimi, nga shërbimet!

Trurin, a e kap korona?!

Në trend

Më shumë
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Videoja e publikuar zbulon arsyen e vërtetë pse Tyson e goditi me shuplakë Paulin, gjithë faji ishte i YouTuber-it

Boks
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, një ditë më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën

Ledri Vula: Askush nuk e ka ditur por unë dhe Sara jemi ndarë në pandemi, një ditë më pas më dërgoi ekon - pyetja e parë ishte se a do ta mbajmë fëmijën

Magazina
Jeta e re e Giovani Dos Santos: Nga krahasimi me Messin te biznesmen  i naftës

Jeta e re e Giovani Dos Santos: Nga krahasimi me Messin te biznesmen  i naftës

Ndërkombëtare
Kalo në kategori