LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit kërkon mbledhje urgjente të Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse ndaj biznesit

Oda e Afarizmit kërkon mbledhje urgjente të Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse ndaj biznesit

Në mbledhjen urgjente të realizuar nga bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës unanimisht u kërkua ripërsëritja e kërkesës së e bërë para dy ditëve për marrjen e masave urgjente mbrojtëse për efektet që mund të shkaktohen nga virusi COVIT-19, duke marrë parasysh zgjerimin e shpejtë që është duke ndodhur në vendet e rajonit.

OAK thotë se përshëndet vendimet e mbrëmshme të Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse dhe kërkon që të ketë masa të merren edhe për bizneset dhe punëtorët që do të detyrohen të mungojnë në procesin e punës gjatë ditëve në vijim.

“Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e mëhershme kjo pandemi mund të shkaktojë vështirësi financiare qoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive. Oda e Afarizmit kërkon që Qeveria të merr masa për shtyrjen e mundshme të tatimeve dhe kredive ndërsa bizneset që do të pësojnë dëme nga kjo pandemi të gjendet mënyra e kompensimit të tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori