LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, Veliu kërkon mbylljen e të gjitha shkollave në veri të vendit

Coronavirusi, Veliu kërkon mbylljen e të gjitha shkollave në veri të vendit

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka mbajtur sot, një takim koordinues me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, për të ndërmarrë të gjitha veprimet që kanë dalë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për masat parandaluese të Corona Virus COVID-19.

Ministri Veliu ka kërkuar nga Policia e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas këtij vendimi, dhe ka kërkuar në veçanti që të gjitha shkollat që veprojnë në veri të Kosovës dhe që punojnë me plan-programe të Serbisë të mbyllen sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Veriu injoron vendimet e Qeverisë, shkollat vijojnë mësimin
Lexo po ashtu Veriu injoron vendimet e Qeverisë, shkollat vijojnë mësimin

“Në këtë takim është konstatuar që tashmë janë bërë të gjitha veprimet e duhura dhe tashmë të gjitha ato shkolla janë të mbyllura dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, deri në vendimin tjetër të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Veliu ka vënë në funksion të gjitha mekanizmat e sigurisë që veprojnë në kuadër të përgjegjësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të jenë në gatishmëri të plotë për çfarëdo nevoje në menaxhimin e pandemisë që ka përfshirë shumë vende të botës.

Ministri ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të kenë maturi, të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin me kujdes të gjitha udhëzimet që dalin nga institucionet e vendit, sepse vetëm kështu të gjithë së bashku do të tejkalojmë këtë situatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Lajme
Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Lajme
Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Politikë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Lajme

"Kanë dalë gjyshet kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën"- Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori