LAJMI I FUNDIT:

Veliaj: Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërpritet edhe transporti urban

Veliaj: Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, ndërpritet edhe transporti urban

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Për të kufizuar lëvizjen, Veliaj njoftoi firmosjen prej tij të urdhrit për ndalimin e transportit publik urban në qytetin e Tiranës.

Ndërkaq në të gjithë Tiranën automjetet e Policisë Bashkiake kanë filluar zbatimin e udhëzimit të kryebashkiakut Veliaj për informimin përmes qendrave të zërit në çdo lagje. Veliaj theksoi se kjo është një masë e domosdoshme për të informuar qytetarët kudo ku janë për masat parandaluese.


“Teksa ne jemi duke folur, jemi shpërndarë me disa kamionçina në qytet duke bërë thirrje me qendra zëri. Jemi realisht në situatë lufte, por duhet të informohemi. Në këtë lloj beteje na duhet që secili të rrijë në shtëpi, si e vetmja mënyrë që çdokush të jetë i dobishëm. Më parë u kemi kërkuar administratorëve që të bëjnë dezinfektimin e ashensorëve dhe ndërlidhësit me komunitetin të raportojnë nëse ka raste të të kthyerve nga Italia”, tha Veliaj. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori