LAJMI I FUNDIT:

Ylli në formë loti, një formë e tillë që ka mahnitur shkencëtarët

Ylli në formë loti, një formë e tillë që ka mahnitur shkencëtarët

Një yll që nuk është parë kurrë më parë, që është në formë loti dhe pulson vetëm në njërën anë, është zbuluar nga astronomët.

Ylli, i quajtur HD74423, qëndron 1.500 vite dritë larg dhe është pjesë e një sistemi binar me një xhuxh të kuq, për të cilin studiuesit thonë se ai është shkaku i formës së ‘prishur’ dhe ‘pulsuese’ të formës së pazakontë që ka ylli.

Yjet pulsues janë një lloj ylli i ndryshueshëm që rritet dhe zvogëlohet në madhësi në mënyrë periodike, duke shkaktuar një ndryshim në shkëlqimin e tyre për shkak të ndryshimeve fizike brenda yllit, transmeton Telegrafi.


Ne e kemi ditur teorikisht se yjet si ky mund të ekzistojnë që nga vitet 1980″, tha Donald Kurtz, nga Universiteti i Britanisë së Madhe Lancashire, në një deklaratë. “Unë kam kërkuar një yll si ky për gati 40 vjet dhe tani më në fund kemi gjetur një të tillë”.

Kurtz është bashkëautor i një studimi të botuar në Nature Astronomy që njofton zbulimin e yllit. Ai u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët duke përdorur të dhëna në dispozicion nga Satellite Survey Exoplanet (TESS) të NASA-s, i cili kërkon planetët përtej sistemit tonë diellor.

HD74423, që është rreth 1.7 herë më shumë se masa e diellit tonë, është pjesë e një sistemi binar me një xhuxh të kuq. /Telegrafi/