LAJMI I FUNDIT:

​Konjufca: Thaçi të respektojë propozimet për tërheqjen e ambasadorëve

​Konjufca: Thaçi të respektojë propozimet për tërheqjen e ambasadorëve

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, duke arsyetuar propozimet e tij për tërheqjen e gjashtë ambasadorëve dhe kthim të konsujve nga shtetet ndërkombëtare që e përfaqësojnë Kosovën theksoi se vendimet janë marrë për të vendosur ligjshmërinë në diplomaci.

Derisa ka paralajmëruar shkarkime tjera në aspektin diplomatik,  Konjufca tha se aktualisht 70 për qind e shefave misioneve diplomatike të Kosovës janë të emëruar politikë, ndërsa 30 për qind diplomatë të karrierës.

“Në MPJ ka pasur emërime të paligjshme dhe çka është me e rëndësishme marrja e dy vendime për emërimin e konsujve jashtë detyrave ligjore dhe kthimin e tyre në Kosovë. Po ashtu edhe kthimin e gjashtë ambasadorëve. Ligji është shumë i qartë pasi thotë se ata shërbejnë vetëm për një mandat. Aktualisht situata është jashtë ligjit”, tha ai.


Konjufca tha se presidenti Hashim Thaçi duhet të respektojë propozimet e tij për shkarkimin e ambasadorëve.

Thaçi për tërheqjen e ambasadorëve: Do të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre
Lexo po ashtu Thaçi për tërheqjen e ambasadorëve: Do të vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre

Konjufca foli edhe për mos njohjen nga Xhamajka, duke thënën se ka pasur vetëm zotime për njohje, por jo edhe notë verbale.

“Lajmi është i marrë si i vërtetë dhe nuk është kontrolluar. Është hera e parë që një formë e tillë jepet pa e pasur notën verbale. Ambasadorja fillimisht e ka kontaktuar presidentin në formë të urimit. Ai menjëherë ka shkruar një urim duke falënderuar. Presidenti është ngutur”, tha ai.

Për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone, Konjufca tha se ka një notë verbale për një gjë të tillë.

Konjufca ndërkaq ka deklaruar se nuk e ndan mendimin e njëjtë me ministrin e Integrimeve Evropiane, Blerim Reka që si kompensim Serbisë t’i lejohet qasja për dalje në Adriatik.

Gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ministri Konjufca tha se dje ka komunikuar dy herë me ambasa doren e propozuar për shkarkim Vlora Çitaku rreth paralajmërimeve për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori