LAJMI I FUNDIT:

Rike Roçi: Jetoj në një provincë të Milanos, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalim për shkak të virusit

Rike Roçi: Jetoj në një provincë të Milanos, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalim për shkak të virusit
Rike Roçi (Foto: Instagram)

Modelja nga Shqipëria, Rike Roçi, prej vitesh jeton dhe vepron në Itali, derisa atje vazhdon edhe karrierën prej modeleje.

Duke qenë se Italia është një nga vendet më të prekura nga virusi vdekjeprurës coronavirusi, ajo së fundmi tregon se është izoluar në shtëpinë e saj në Milano.

Madje, e njëjta në një telefonatë në “Procesin Sportiv”, tregon se ndodhet në një provincë të shpallur si zonë e kuqe dhe se çdo hyrje apo dalje kontrollohet nga policia.


Rike Roçi (Foto: YouTube)

“Unë jetoj në një provincë të Milanos, është një zonë e kuqe, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalim nga vendi pasi është rrezik i virusit. Mund të dalim vetëm në raste emergjente apo për punë. Çdo provincë është e kontrolluar nga policia, që kontrollojnë hyrjen dhe daljen”.

“Supermarketet janë të hapura deri në 18:00, mund të futem nga dy deri në pesë veta, gjithmonë duke mbajtur distancë mbi një metër. Shkollat janë të mbyllura, teatrot, kinematë. Na kanë thënë që të mos përhapim panik, por thjesht për të evituar përhapjen e virusit pasi spitalet këtu nuk mund të përballojnë shumë të infektuar, sidomos në terapinë intenzive”.

“Kush kanë gjetur vdekjen, ata janë të moshës së tretë. Aktualisht lexoj, kemi Netflix, rrimë me të shtëpisë më shumë. Nuk mund të shikojmë as evenimente sportive, pasi janë të ndaluara deri më 3 prill. Nuk mund të dalim as nga komuna, jashtë ka polici dhe shqiptarë”, ka thënë mes të tjerash Roçi.

Italia raportohet se ka vendosur afro 16 milionë njerëz në karantinë derisa po lufton kundër shpërndarjes së coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Termi i popullarizuar

Termi i popullarizuar "Nub" të cilin Gjesti "e bëri të famshëm", por cili është kuptimi i kësaj fjale?

Magazina
Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Rita Ora shpërndan në Instagram thirrjen e nënës së saj për të dalë në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Magazina
Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Arbër Bytyqi: Para se të lindja nëna ime besonte që isha vajzë, të gjitha veshjet më bleu rozë - më kishte vënë emrin Nora

Magazina
Kalo në kategori