LAJMI I FUNDIT:

Seancë e jashtëzakonshme në ora 15:00, diskutohet për raportet me SHBA-të dhe deklaratat për tërheqjen e trupave

Seancë e jashtëzakonshme në ora 15:00, diskutohet për raportet me SHBA-të dhe deklaratat për tërheqjen e trupave

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që sot në ora 15:00 të mbahet një seancë e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit në vend dhe rrezikimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se këtë seancë e kanë kërkuar për të diskutuar në lidhje me rrezikun që sipas tij, Qeveria Kurti po e shkakton në marrëdhëniet me SHBA-të.

“Sipas kërkesës së PDK-së dhe deputetëve të tjerë sot në ora 15:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme, për të diskutuar rrezikimin e marrëdhënieve që kjo Qeveri po i shkakton me partnerin strategjik, SHBA-të. Për të parandaluar një katastrofë, kemi vendosur ta ftojmë Qeverinë dhe Kuvendin, me bisedu për arsyet pse kemi ardhur deri këtu”, tha Krasniqi.


Sipas tij, shqetësimet janë të mëdha.

“Shqetësimet janë të mëdha, por edhe për qytetarët në përgjithësi, kur ka deklarata nga përfaqësues të ShBA-ve, por ajo që është më e rëndë për tërheqjen e ushtarëve amerikan. Si opozitë nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq, është katastrofë nëse tërheqin trupat amerikane”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor

Lajme
Kalo në kategori