LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane kërkojnë heqjen e taksës 100 për qind: Po ndalohen investimet e huaja në vend

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane kërkojnë heqjen e taksës 100 për qind: Po ndalohen investimet e huaja në vend

Oda Ekonomike dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi zhvillime dramatike politike që po ndodhin.

Njëzëri të dy odat kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që përkitazi me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të largojnë tarifën 100 për qind ndaj Serbisë, pasi kjo sipas tyre, përveç dëmeve politike, po i largon edhe investitorët e huaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se në kuadër të këtyre zhvillimeve politike po stopohen investimet e huaja në Kosovë.


“Zhvillimet politike në gjashtë vitet e fundit janë bërë barrierë e patejkalueshme për një rritje të vendeve të punës dhe investimeve. Qofshin ato nga investitorët e brendshëm, apo të jashtëm. Kosova vazhdon të shtojë pikë negative për investitorët. Tek programi i qeverisë dhe këtë vit do të insistojmë në projeksionet buxhetore. Pasi duhet të qartësohet proporcioni me skema sociale dhe investimet kapitale. Duhet me pas investime kapitale”, tha ai.

Më kritik për këtë qëndrim të qeverisë ishte drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i cila tha sete gjitha kërcënimet amerikane janë serioze.

Për këtë tha se situata të tilla largojnë investitorët e huaj në Kosovë.

“Është momenti i fundit që institucionet të veprojnë. Të dilet me një qëndrim unifikues që të largohet tarifa pa kushte. Situatat dramatike për një shtet më të vogël si ne i largon investitorët”, tha ai. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori