LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës sot merr masat e para parandaluese për coronavirusin 

Komuna e Prishtinës sot merr masat e para parandaluese për coronavirusin 

Prej sot Komuna e Prishtinës do të fillojë masat e para parandaluese për COVID 19.

Për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit, sot do të mbyllen përkohësisht Qendrat Sociale për të Moshuarit në kryeqytet.

Po ashtu, është njoftuar se do të bëhet dezinfektimi i të gjithë autobusëve të Trafikut Urban.


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se së bashku me ekipet punuese gjatë këtyre ditëve do të shqyrtojnë edhe aplikimin e masave të tjera parandaluese.

Edhe Qeveria e Kosovës të martën e ka miratuar planin për reagim lidhur me coronavirusin, ku përfshihet një buxhet prej 10 milionë eurosh, për t’i pajisur të gjitha institucionet shëndetësore, emergjencat si dhe për adaptimin e objekteve për të trajtuar rastet që mund të paraqiten.

Ndryshe, një ditë më parë infektologu Valbon Krasniqi ka folur për situatën në Kosovë sa i përket përgatitjeve për t’u përballë me coronavirusin.

Krasniqi ka thënë se nuk është më befasi nëse coronavirusi vjen edhe në Kosovë, pasi sipas tij, ai nuk mund të ndalohet pasi përhapet përmes ajrit.

“Gjasat janë shumë të lehta që edhe në Kosovë në një të ardhme shumë të afërt të kemi raste me coronavirus”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Infektologu ka thënë se e mira do të ishte që personat e prekur të identifikoheshin më herët për t’u izoluar më pas në mënyrë që të mos përhapet te njerëzit e tjerë.

Ai ka thënë se është mirë që të shmangen grumbullimet masive, siç ndodh në ndeshjet sportive.

Krasniqi thotë se familja e coronavirusëve që i përket edhe COVID-19, nuk i kanë të preferuara temperaturat e larta.

Infektologu thotë se nga Kina ka raportime që numri i të prekurve më këtë virus është në rënie e sipër si rrjedhojë e vetëdijesimit të qytetarëve për mirëmbajtjen e higjienës personale.

Sa i përket moshave, ai thotë se gjasat i kanë të njëjta të gjithë personat për t’u prekur por shton se personat që gëzojnë shëndet të plotë dhe janë më të ri në moshë e kalojnë me një lehtësi më të madhe ndërsa moshat e treta janë të rrezikuara.

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori