LAJMI I FUNDIT:

Arbana Osmani vjen me mesazh sensibilizues pas përhapjes së coronavirusit në Shqipëri

Arbana Osmani vjen me mesazh sensibilizues pas përhapjes së coronavirusit në Shqipëri
Arbana Osmani (Foto: Instagram)

Në bazë të raportimeve, deri më tani ka shkuar në 10 numri i të prekurve nga coronavirusi në Shqipëri.

Me ç’rast, për shkak të përhapjes së coronavirusit, Shqipëria ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore deri më 3 prill 2020.


Lidhur me ngjarjen, edhe prezantuesja e njohur Arbana Osmani ka reflektuar pas zyrtarizimit të rasteve duke dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët e saj.

“Miqtë e mi të dashur, në këto ditë të vështira, në këtë situatë të pazakontë për gjithë botën dhe për vendin tonë, kam një mesazh për të gjithë ju për të gjithë ne. Le të përpiqemi të bëjmë maksimumin për të parandaluar përhapjen e virusit duke marrë të gjitha masat që duhen në këto ditë”.

Arrin në 10 numri i të infektuarve me Coronavirus në Shqipëri
Lexo po ashtu Arrin në 10 numri i të infektuarve me Coronavirus në Shqipëri

“Të lajmë sa më shpesh duart me ujë e sapun, të vendosim duart para fytyrës, brrylin para gojës, t’i evitojmë të gjitha kontaktet me njerëzit, puthjet përqafimet dhënien e dorës të qëndrojmë në shtëpi”.

“Të zbulojmë edhe njëherë kënaqësinë e të qëndruarit në shtëpi, pranë të dashurve tanë, fëmijëve tanë, të rrimë aty të shikojmë televizion, të gatuajmë, të qëndrojmë me njëri-tjetrin, dhe të shpresojmë që kjo situatë me bashkëpunimin e juaj të kalojë sa më shpejt. Ju lutem bëjeni për njëri-tjetrin, bëjeni për ju”, thotë mes tjerash në videon e ndarë moderatorja Osmani. /Telegrafi/

Arbana Osmani (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori