LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të sëmurë nga coronavirusi në Maqedoni, kërkohet zbatimi i rekomandimeve në të kundërtën do të ketë përgjegjësi

Shtatë të sëmurë nga coronavirusi në Maqedoni, kërkohet zbatimi i rekomandimeve në të kundërtën do të ketë përgjegjësi

Shtatë raste të të prekurve nga coronavirusi janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Tre rastet e fundit u regjistruan dje, në mesin e të cilave edhe drejtoresha e Klinikës për Dermatologji dhe dy të tjerë nga rajoni i Dibrës.

Drejtoresha e Klinikës për Dermatologji Nina Caca Biljanovska, e cila para një jave ishte kthyer nga Italia, nuk ishte paraqitur në shërbimet shëndetësore, ndërsa kishte shkuar edhe në punë. Gjatë fundjavës madje ajo ka mbajtur ligjëratë shkencore për dermatovenerologë në të cilën kishin marrë pjesë 103 persona prej të cilëve një pjesë ishin kthyer në Klinikë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje në konferencë për shtyp tha se në izolim janë vendosur 64 punëtorë mjekësor dhe 24 pacientë, ndërsa njoftoi se drejtoresha do të suspendohet dhe klinika do të jetë e mbyllur për dy javë.


Tre raste të reja me coronavirus në Maqedoni
Lexo po ashtu Tre raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Filipçe deklaroi se do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata të cilët nuk do t’iu përmbahen rekomandimeve.

Dy rastet tjera që u regjistruan dje, bëhet fjalë për familjarë të çiftit nga Dibra, të cilët para disa ditësh rezultuan pozitiv në testet për coronavirusin.

Filipçe tha se më me rëndësi është që qytetarët duhet t’i respektojnë rekomandimet, nuk duhet tl udhëtojnë në Itali ku ka numër më të madh të të sëmurëve në Evropë, duhet të mbajnë higjienë personale dhe seriozisht t’i kuptojnë thirrjet e përditshme për vetizolim pas ardhjes nga rajonet e rrezikuara ku ka të sëmurë nga coronavirusi. Gjatë hyrjes në vendkalimet kufitare qytetarët duhet të tregojnë të dhëna të sakta, ndërsa nëse kanë simptoma duhet t’i informojnë shërbimet epidemiologjike.

Drejtoresha e një klinike në Shkup infektohet nga coronavirusi, rasti i katërt në Maqedoni
Lexo po ashtu Drejtoresha e një klinike në Shkup infektohet nga coronavirusi, rasti i katërt në Maqedoni

Në ndërkohë, për shkak të përhapjes së shpejtë të coronavirusit prej dje e gjithë Italia është ashtuquajtur “rajon i mbrojtur” dhe lëvizja e njerëzve është kufizuar rreptë.

Në Itali për momentin ka 7.985 të infektuar, ndërsa 462 persona kanë humbur jetën për shkak të coronavirusit. Vetëm dje janë konfirmuar 1.592 të sëmurë të rinj nga Kovid-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Drejtësi
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Kalo në kategori