LAJMI I FUNDIT:

Për 17 vite kanë qenë shoqe të pandara, më pas e kuptuan që janë motra – historia e amerikaneve që “pushtuan” mediat botërore

Për 17 vite kanë qenë shoqe të pandara, më pas e kuptuan që janë motra – historia e amerikaneve që “pushtuan” mediat botërore

Ashley Thomas, 29-vjeçe dhe Toya Wimberly, 31, nga SHBA-të kanë qenë shoqe të pandara për 17 vite para se të konstatohej se ato në fakt janë motra, më saktësisht gjysmë motra – pasi kanë prindin e përbashkët.

Ato ishin njoftuar në shkollën e mesme dhe prej atëherë filluan të shoqërohen. Por se kanë babanë e njëjtë, krejt rastësisht e kanë zbuluar pasi një mikeshë e nënës së Ashley komentoi fotografinë e Toya të shkrepur gjatë ahengut të fejesës, transmeton Telegrafi.


Në fotografi shihet Kenneth Wimberly, 48-vjeç me të cilin e ëma e Ashley ka qenë në lidhje për një kohë të shkurtër. Ajo i tha se e ëma e saj në rini për një kohë të shkurtër ka qenë në lidhje me Kennethin.

Më pas Ashley ia tregoi fotografitë e nënës së saj Kennethit, dhe ai e konfirmoi se kanë qenë në lidhje kur ishin të rinj. Aty Toya i kërkoi babait të saj të bëjë analizat e ADN-së që treguan se ai është babai biologjik i Ashley.

“Kur më tha se ai është babai im, e kam pasur shumë të vështirë ta pranoj”, ka deklaruar Ashley.

Ndërkaq e ëma e saj që ka ndërruar jetë 11 vite më parë, kurrë nuk i kishte thënë se kishte mbetur shtatzënë me të dhe se më vonë kishte filluar një lidhje tjetër.

“Jam i lumtur që Ashley është bija ime, ajo tani është anëtare e familjes. Ka qenë vullneti i Zotit”, tha Kenneth. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori