Analisti politik, Ramush Tahiri ka përshëndetur nismën e presidentit Hashim Thaçi për të takuar liderët e partive politike për të unifikuar qëndrimet karshi dialogut me Serbinë.
Tahiri ka thënë se Kosova si shtet duhet të ketë një politikë të jashtme unike, por edhe duhet të ketë një konsensus të përgjithshëm për çështje të brendshme, si për zhvillimin ekonomik, reformën në arsim, shëndetësi dhe politika sociale.
Ai ka pohuar se Kosova që nga përfundimi i luftës nuk po arrin të bëhet subjekt ndërkombëtar i barabartë, pasi që ende një kontest të pazgjidhur me Serbinë.
“Hashim Thaçi konkretisht i ka thirr sepse do të bisedohet për dialogun me Serbinë, do të bisedohet për ndërmjetësimin e ShBA-së rolin primar të saj dhe do të bisedohet që brenda këtij viti të përfundohet kjo marrëveshje. Sepse Kosova nga kur e ka shpall Pavarësinë, por edhe nga çlirimi i vendit në ’99-ën nuk po ia arrin të bëhet subjekt ndërkombëtar i barabartë dhe këtë nga fakti sepse e kemi një kontest të pazgjidhur me Serbinë. Kosova ende deri sot nuk ka arritur ta bëjë platformë për Serbinë. Këto që i flet edhe sot kryeministri Albin Kurti për gjenocidin për kërkesat, reparacionet këto duhet të jenë të prodhuara me një dokument të Kosovës, jo rezolutë, por dokument i Kosovës për bisedime”, ka thënë Tahiri, për Kosovapress.
Tahiri ka thënë se nga këto takime duhet të dilet me një dokument të përbashkët të miratuar nga të gjitha partitë parlamentare, joparlamentare dhe shoqëria civile, me anët të cilit do të artikuloheshin kërkesat e Kosovës karshi Bashkësisë Ndërkombëtare për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.
“Ne në vitet e 90-ta e kemi pasur një dokument të vogël por një platformë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Jugosllavi. Dhe ajo na ka udhëhequr të gjitha partive politike dhe me atë ne e kemi mundur dallimet. Sot duhet të ketë një dokument të përbashkët të cilën e miratojnë të gjitha partitë parlamentare dhe jo parlamentare dhe shoqëria civile e i cili është dokument themelor i Kosovës. Në këtë bazë Hashim Thaçi si president i vendit është figurë unifikuese dhe e ka për obligim t’i thirr të gjithë liderët e partive dhe të ju tregon se çka janë kërkesat e BE-së dhe të ShBA-së, ku duhet të bëhet kompromisi dhe Kosova ta ketë një dokument bazë me të cilin del ball hapur edhe para qytetarëve të vet por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare me të cilin e bën marrëveshjen me Serbinë”, ka thënë ai.
Tahiri ka komentuar edhe refuzimin e ftesës së presidentit Thaçi nga ana e kryeministrit Kurti.
Ai ka thënë se kryeministri e ka për obligim t’i përgjigjet ftesës së presidentit për të arritur unitetin politik.
“Albin Kurti është në dy funksione, si kryeministër i Kosovës dhe si kryetar i partisë Vetëvendosje. Nëse nuk shkon sot mund të shkojë nesër, pasnesër, sepse nuk është një çështje urgjente që duhet ose sot, ose hiç, por e ka obligim të shkojë sepse politika unifikohet duke qenë në takim, duke biseduar dhe duke shpreh kundërshtimin aty në takim. Por jo duke nënçmuar dhe jo duke paragjykuar. Nuk po them që Albini është duke paragjykuar presidentin por po e tregoj vijën institucionale”, ka thënë ai.
Tahiri edhe një herë ka thënë se taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet pa ndonjë kusht, teksa ka thënë se reciprociteti me Serbinë është i paqartë.
“Taksa duhet të hiqet, reciprociteti është i paqartë. Reciprociteti ekziston në çdo marrëveshje që bëhet nuk është parim i përgjithshëm dhe ai është në të mirë e jo në të keq. Nëse Serbia bën politikë të keqe me ia kthye me të keqe, por thjesht me marrëveshje që bën me Serbinë ka reciprocitet edhe deri tash në Bruksel. Edhe Kosova një pjesë e zbaton një pjesë jo. Taksa duhet të hiqet sepse është kundërshtuar nga të gjitha vendet edhe masë e përkohshme është por është edhe e njëanshme”, ka thënë ai.
Presidenti Hashim Thaçi gjatë ditës ka takuar liderët e partive politike, por jo edhe kryeministrin Albin Kurti i cili nuk iu përgjigj ftesës, për të biseduar rreth gjetjes së një gjuhe të përbashkët karshi politikës së jashtme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite