LAJMI I FUNDIT:

Aleanca propozon Konferencë për Kosovën, vlerëson se dialogu është komprometuar

Aleanca propozon Konferencë për Kosovën, vlerëson se dialogu është komprometuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në një konferencë për media, ku ka propozuar që të mbahet një Konferencë për Kosovën në Prishtinë, ku do të merrnin pjesë prijësit e partive politike dhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së.

Ky propozim i tij vjen, siç ka thënë ai, pas përçarjeve të shumta të taborit politik të Kosovës, qasje që po e dëmton Kosovën në raport me Serbinë.

“Si Aleancë, ne kërkojmë që me u marr vesh se kah dojmë me ia mbajtë. Propozoj që të thirret një konferencë për Kosovën që të mbahet në Kosovë, e përbërë nga kryetarët e partive politike, por edhe udhëheqësit e dialogut, SHBA pra, dhe lehtësuesit, pra BE. Kjo konferencë e Kosovës në Kosovë, do të mundte me kriju një qëndrim unik, që do t’ua lehtësonte SHBA-se dhe BE-së që të pajtohemi për dialogun”, ka thënë Haradinaj.


Sipas një njoftimi, kryetari i AAK-së ka thënë se procesi i marrëveshjes me Serbinë tashmë është kompremetuar.

“Procesi i marrëveshjes me Serbinë është komprementu. Faktori politik në vend është përçarë, presidenti në njërën anë, kryeministri në tjetrën. Pikërisht për këtë arsye Kosova është bërë subjekt i bisedimeve dhe jo palë në tavolinë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, tashmë në Kosovë ekzistojnë dy blloqe politike, ai i Presidentit dhe ai i Kryeministrit.

Por asnjëri nuk po i bën mirë Kosovës, ka thënë ai.

“Blloku politik që kërkon heqjen e taksës, e vendosë përpara kohën përpara kualitetit të marrëveshjes. Këtë bllok opozitar e udhëheqë njeriu që kërkonte shkëmbime territoriale, pra presidenti Thaçi. Blloku tjetër i udhëhequr nga Kurti e kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, nuk ka kalkuluar mirë, sepse kërkon heqjen e taksës po ashtu, por pa dakordim me SHBA-në”, ka theksuar ish-kryeministri Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion

Politikë
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Lajme
Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën

Pacolli nuk i beson Kurtit: Nëse veç 2000 vende të reja pune i ke hapur, sot ta heqi kapelën

Lajme
Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane

Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane

Lajme
Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Pyetja për Kosovën që e tërboi Vuçiqin, e kërcënoi gazetarin dhe i tha “nuk ekziston Republika e Kosovës”

Lajme
Hill: Kemi nevojë për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Hill: Kemi nevojë për normalizim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Kalo në kategori