LAJMI I FUNDIT:

Në shkollat e Gostivarit mungojnë mbi 20 mijë libra

Në shkollat e Gostivarit mungojnë mbi 20 mijë libra

Mungesa e theksuar e librave nëpër shkollat fillore dhe të mesme të qytetit të Gostivarit ka vazhduar, edhe pse tash më janë bërë gati dy muaj që nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë nëpër shkollat fillore duke filluar nga klasat e para deri të nëntat. Nga të dhënat zyrtare, të siguruara nga ana e Komunës së Gostivarit, për mungesën e librave të marra nga gjithsej 10 shkollat fillore në Gostivar, mungojnë 9506 libra përfshirë këtu të gjitha lëmit dhe të gjitha klasat.

“Njëjtë nga reagimi që patëm në gjysmë vjetorin e parë, edhe në këtë gjysmëvjetor mungesë më të madhe të librave kemi tek klasat e katërta – gjithsej 3838 libra, klasat e shtata 1026 libra, dhe klasat e nënta 1561 libra. Sa u përket lëndëve mësimore 809 libra mungojnë të gjuhës Shqipe, 289 libra mungojnë të Gjuhës Angleze, ndërkaq ka mungesë të madhe të lëndës së Gjeografisë – gjithsej 1007 libra, lëndës se Historisë 580 libra. Po ashtu, kemi mungesë të theksuar edhe të librave nga lëndët e Arsimit Teknik, Arsimit Figurativ, Muzikës, Informatikës”, tha Imërlije Saliu nga Sektori për Arsim në Komunën e Gostivarit.

Ajo theksoi se edhe shkollat e mesme gjithashtu përballen me të njëjtin problem me mungesën e librave, me çka vështirëson procesin edukativo arsimor dhe pasojat për të gjitha këto i barti nxënësit.


“Të dhënat e marra janë mjaft shqetësuese, 8610 libra mungojnë në shkollën e mesme komunale të mjekësisë, 2453 libra në shkollën e mesme teknike, shkolla e mesme e gjimnazit përballet me numër më të ulët të librave shkollor dhe atë vetëm 64 libra janë në mungesë. Shkolla e mesme ekonomike na ka ofruar vetëm emrat e librave që mungojnë pa mos e shoqëruar me numra konkret, megjithatë lista me emrat e librave le për të dëshiruar, sepse janë të radhitura mbi 15 lëndë mësimore”, tha Saliu.

Ajo më tej ka sqaruar se Sektori për Arsim pranë Komunës së Gostivarit ka reaguar tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës me çka presin që të marrin një përgjigje pozitive dhe ti jepet zgjidhje këtij problemi. “Sektori i Arsimit pranë komunës së Gostivarit e sheh si mjaft shqetësues faktin që edhe në gjysëmvjetorin e dytë është vazhduar me të njëjtin avaz si në gjysmëvjetorin e parë dhe mungesa e librave është mjaftë e theksuar. Nga kjo situatë ata që humbin më së shumti janë nxënësit, për këtë arsye iniciativa jonë është që të informojmë opinionin publik si dhe kërkojmë nga ministria e arsimit që të marrë masa konkrete ku sot kemi dërguar edhe zyrtarisht kërkesë deri te ky institucion”, deklaroi Saliu.

Në shkollat me mesme dhe në shkollat fillore numri gjithsej i librave që mungojnë kapin shifrën e 20 mijë librave, mbi të gjitha sipas të dhënave zyrtare që dalin nga komuna e Gostivarit libri i gjuhës shqipe është njëri nga librat që mungon më shumë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori