LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton në udhëtim te Feronikeli

Bashkimi fiton në udhëtim te Feronikeli

Bashkimi ka mundur në udhëtim Feronikelin me rezultat 66:82 (12:24, 18:20, 16:18, 20:20), në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prizrenasit ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar 12:24, ndërsa triumfuan edhe në çerekun e dytë me rezultat 18:20 apo pas 20 minutave me rezultat 44:30.


Portokallezinjtë epërsinë e krijuar e ruajtën edhe në çerekun e tretë dhe deri në fund, duke triumfuar me rezultat 66:82.

Dayon Griffin ishte më i miri te skuadra nga Drenasi me 31 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, kurse te skuadra prizrenase u dalluan Corey Ross me 21 pikë e pesë kërcime, Terik Bridgeman me 20 pikë e shtatë kërcime dhe Stevie Clark me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Nikli ka pesë fitore dhe 19 humbje, kurse Bashkimi 15 fitore dhe nëntë humbje.